E shtunë, 19 Prill, 2025

ÇFARË PARALAJMËRON MAJLINDA BREGU?

Këtë fillimjavë Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu, ka postuar në rrjetet sociale një status i cili sikur paralajmëron se përtej problemeve politike në rajon, prapëseprapë disa nga nismat e këtij organizmi – mund të vëhen në jetë, – transmeton kdpolitik.com

“Kur ka dëshirë, ka edhe mënyrë… Siç i thonë në shqip e siç i thonë n’Kosovë!”. Këto janë dy postimet e fundit në mediat sociale të Sekretares së Përgjithshme të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC),

Majlinda Bregu që zgjojnë kureshtjen për një mori pyetjesh të cilat, si të këtilla edhe kërkojnë përgjigje: Për çfarë dëshire e ka fjalën, zonja Bregu, për të cilën çështje apo problem, siç ajo thotë ajo, qenka gjetur mënyra për t’u realizuar? A mos ka të bëjë me ndonjë vendim a zhvillim që do të ndodhë pak ditë më pas me Procesin e Berlinit që ka si qëllim lehtësimin e bashkëpunimin rajonal midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor? Për vizat? Për bizneset? Për të rinjtë? Për gratë? Njohjen e diplomave? Apo, për çfarë?

Dhe, ndërsa përgjigjet mungojnë, rikujtojmë se statuset e Bregut në të gjitha gjuhët e Ballkanit Perendimor vijnë nga Kreu i institucionit i cili koordinon axhendat e bashkëpunimit rajonal, dhe të Tregut Të Përbashkët mes gjashtë shteteve të rajonit të cilat vazhdojnë të kenë problem e përplasje të ndërsjella politike që s’po reshtin të jenë barrierë e madhe për procesin e integrimit të tyre evropian. Përtej kësaj, njofton kdpolitik.com, Këshilli për Bashkëpunim Rajonal e bëri të prekshëm “Roaming zero” dhe “Korridorin e gjelbër” në të gjithë rajonin. Ndaj, duket se karuseli i informimit pak nga pak i Sekretares së Përgjithshme të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal sikur paralajmëron konkretizimin e zgjidhjeve për problemet e mbetura në Ballkanin Perendimor. Sinjalizimi sikur e rikujton atë të urtën ‘ku ka tym, ka edhe zjarr”! Urojmë të mos e kemi gabim!

Të fundit