Kriza është bekimi më i madh për njerëzit dhe për kombet, sepse sjell progres. Aftësia krijuese lind nga ankthi, ashtu si dita që lind pas natës së errët. Pikërisht në kohë krize bëhen shpikje, zbulime dhe strategji të mëdha. Kush e kapërcen krizën, kapërcen vetveten pa u lënë pas nga të tjerët.
Ata që ia atribuojnë dështimet dhe vështirësitë krizës, shkelin me këmbë talentin dhe vlerësojnë problemet më shumë sesa zgjidhjet. Kriza e vërtetë, është kriza e paaftësisë. Pengesa e njerëzve dhe kombeve është përtacia për të kërkuar zgjidhje dhe rrugëdalje nga kriza.
Pa krizë nuk ka sfida, pa sfida jeta është një rutinë, një agoni e ngadaltë. Pa krizë, nuk ka asnjë meritë. Pikërisht në kohëra krize, shfaqet ana jonë më e mirë, sepse pa krizë, të gjitha erërat janë thjesht puhiza. Të flasësh për krizë do të thotë ta zmadhosh atë, ndërsa të heshtësh në krizë do të thotë të lartësosh konformitetin.
Në vend të kësaj, duhet të punojmë shumë. Le ta heqim qafe njëherë e përgjithmonë, krizën e vetme të rrezikshme, që është tragjedia e mungesës së dëshirës për ta luftuar, për ta kapërcyer atë./ Hejza