Vetura me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky është përplasur me një automjet tjetër në përfundim të vizitës në një zonë të luftës, por nuk është lënduar seriozisht,- ka bërë të ditur një zëdhënës i tij.
Agjencitë e lajmeve bëjnë të ditur se presidenti Zelensky po kthehej në Kiev nga rajoni i Kharkivit, ku vizitoi trupat në qytetin e rimarrë të Izjumit. ‘Një automjet pasagjerësh u përplas me autokolonën presidenciale në kryeqytetin e Ukrainës,” – transmeton kdpolitik.com deklaratën e zëdhënësit Sergei Nikiforov.
Video from the scene of an accident in which the motorcade of President of Ukraine, zelensky got into. pic.twitter.com/P00NDJLi3E
— Russia Ukraine Conflict (@Russiaconflict) September 15, 2022
Mjekët të cilët e shoqëronin shefin e shtetit i dhanë ndihmë urgjente shoferit të makinës i cili u dërgua në spital.
Ata kanë kontrolluar edhe presidentin, i cili nuk ka pësuar lëndime të rënda,- ka shkruar Nikiforov, por pa specifikuar se cilat janë lëndimet e Presidentit.
Zëdhënësi shtoi se po hetohen rrethanat e aksidentit