E mërkurë, 1 Maj, 2024

SHTYPI BRITANIK: 1.300 ÇEÇENË PËRKRAH RUSËVE NË UKRAINË

Moska po dërgon përforcime ushtarake në provincën ukrainase të Kharkiv, pasi Kievi njoftoi se kundërofensiva e parë e madhe ukrainase që nga pranvera, kësaj jave solli përfitime territoriale,- transmeton kdpolitik.com njoftimin e të përditshmes britanike.

Sikurse njofton Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, një grup prej rreth 1,300 luftëtarësh nga njësitë çeçene të Ramzan Kadyrovit ka mbërritur në zonën e Khersonit për të përforcuar trupat ruse në territoret ukrainase nën kontrollin e tyre.

Sipas Guardian,transmeton kdpolitik.com, trupat ukrainase i kanë zmbrapsur forcat ruse nga  më shumë vendbanime në rajonin e kontrolluar nga Moska që në ditët e para të luftës, kurse sipas raporteve të Kievit të premten, duket se ushtria ukrainase   po vazhdon përparimin e saj të shpejtë. Në një video-paraqitje të premten në mbrëmje, presidenti Volodymyr Zelensky tha se forcat ukrainase kanë çliruar më se 30 vendbanime në rajonin e Kharkivit.

 

Të fundit