E diel, 19 Maj, 2024

MBRETI CHARLES III: DO T’JU SHËRBEJ ME PËRKUSHTIM E BESNIKËRI

Mbreti Charles III, në fjalimin e tij të parë si Mbret, u zotua të mbante detyrat e monarkut pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II.

“Vlerat tona kanë mbetur dhe duhet të mbeten konstante. Roli dhe detyrat e monarkisë mbeten gjithashtu, ashtu si sovraniteti, kështu marrëdhënia dhe përgjegjësia e veçantë ndaj kishës në të cilën besimi im është aq thellë i rrënjosur. Në atë besim dhe vlerat që ai frymëzon, unë jam rritur për të pasur një ndjenjë detyre ndaj të tjerëve. Dhe për të mbajtur me respektin më të madh, traditat, liritë dhe përgjegjësitë e çmuara për historinë unike dhe sistemin tonë parlamentar. Ashtu siç bëri vetë Mbretëresha me një përkushtim të tillë të palëkundur, edhe unë tani u zotova solemnisht, gjatë gjithë kohës së mbetur nga dhënia e zotit, të mbajë parimet kushtetuese në zemër të një kombi”, ka thënë Mbreti.

Ai gjithashtu vuri në dukje përkushtimin e tij ndaj territoreve britanike anembanë globit.

“Dhe kudo që të jetoni në Mbretërinë e Bashkuar, ose në sferat dhe territoret anembanë botës, dhe çfarëdo qoftë prejardhja apo besimi juaj, unë do të përpiqem t’ju shërbej me besnikëri, respekt dhe dashuri, siç kam bërë gjatë gjithë jetës sime”, ka thënë në fjalimin e tij Mbreti./21Media

Të fundit