Sociologia Vesna Peshiq thotë për tv e pavarur serb N1 se Kosovës i janë dhënë të gjitha institucionet kryesore që një shtet e bëjnë të pavarur dhe asaj i duket qesharake që tani të dyja palët, siç shprehet, po “grinden për targat”.
Ajo, transmeton KDP, ka shprehur bindjen se Serbia duhet të pajtohet me faktin se Kosova për të është e humbur: “Nuk ka mënyrë që Kosova të kthehet”, – ka deklaruar Peshiq, duke shtuar se është më pak e rëndësishme nëse targat do të jenë ‘RKS’ ose ‘KM’, por për të është shumë më e rëndësishme sesi jetohet në Kosovë.
Peshiq vlerëson se situata rreth Kosovës ka ndryshuar shumë, për shkak se “amerikanët janë përfshirë fuqimisht në të”, madje, shton ajo, “sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken vazhdimisht po përcjellë se çfarë po ndodh atje”.“Qëllimi është të zvogëlohet ndikimi rus në Ballkan,”– thotë intelektualja e njohur serbe.Ajo shton se problem është se Serbia “nuk do t’i ngrejë duart nga veriu i Kosovës, sepse aty është shumicë popullata serbe dhe Serbia nuk heq dorë që t’ia bashkojë vetes”.
Duke rikujtuar se edhe më herët ka pasur propozime për ndarjen e Kosovës, Vesna Peshiq ka thënë se me siguri nuk do të kontraktohen kurrfarë ndarjesh, por veriu është problem./KDP/