E premte, 19 Korrik, 2024

RRUGA E STANDARDEVE DHE VLERAVE DEMOKRATIKE

Si shumë vende të tjera edhe Maqedonia e Veriut synon të bëhet pjesë e BE-së. Pas 17 viteve, pasi mori statusin si vend kandidat në BE, më në fund do të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE. Megjithatë dilemat për t’u pranuar janë të mëdha, sepse kjo sagë e vazhdueshme u ka treguar vendeve kandidate se reformat brenda vendit janë të pamjaftueshme për të përmbushur standardet e BE-së. Problematikat më të rëndësishme, ndoshta, janë zgjidhja e çdo çështjeje të vazhdueshme dypalëshe me vendet anëtare të BE-së që mund të pengojnë. Maqedonia e Veriut duhet të përqendrohet në krijim një sistem të ri politik që do të jetë i qëndrueshëm, ku duhet të përfshihen inovacione në aspektin ekonomik, politik, social dhe kulturor, duke marrë për bazë sistemet politike të vendeve të tjera si për shembull rastin e Gjermanisë.

Shkruan: Puhiza Osmani

Që me krijimin e Komunitetit Evropian, integrimi ekonomik ka udhëhequr rrugën në procesin e integrimit evropian në tërësi si dhe ka formësuar ndjeshëm institucionet dhe mënyrat e qeverisjes së komuniteteve evropiane.

Gjermania është një nga shtetet me ndikim më të madh në gjithë rrugëtimin e formimit të Bashkimit Evropian, si dhe anasjelltas të qenurit pjesë e BE-së ka qenë shumë pozitive për Gjermaninë. Në aspektin politik BE-ja i ka ndihmuar Gjermanisë që të krijojë një demokraci shumë paqësore, dhe shumë më ndryshe nga qeverisja e saj gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sidomos në krahasim me vendet e tjera të BE-së, Gjermania ka përfituar në më shumë se një mënyrë, e veçanërisht ekonomikisht, dhe sot ajo dominon në eksporte jo vetëm në BE, por edhe në mbarë botën duke qenë eksportuesi i tretë më i madh pas Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Nga ana kulturore, politikat e BE-së janë reflektuar shkëlqyeshëm në të gjithë Gjermaninë me iniciativa dhe politika të panumërta për të promovuar barazinë dhe diversitetin. Gjithashtu Gjermania ka përparuar jashtëzakonisht nga pikëpamja sociale, me përparime në kërkimin dhe zhvillimin, arsimin dhe politikat mjedisore. E gjithë kjo arritje dhe ky zhvillim bëri që nga viti 2017, Gjermania të ishte kontribuuesi më i madh neto në BE.

Si shumë vende të tjera edhe Maqedonia e Veriut synon të bëhet pjesë e BE-së. Pas 17 viteve, pasi mori statusin si vend kandidat në BE, më në fund do të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE. Megjithatë dilemat për t’u pranuar janë të mëdha, sepse kjo sagë e vazhdueshme u ka treguar vendeve kandidate se reformat brenda vendit janë të pamjaftueshme për të përmbushur standardet e BE-së. Problematikat më të rëndësishme, ndoshta, janë zgjidhja e çdo çështjeje të vazhdueshme dypalëshe me vendet anëtare të BE-së që mund të pengojnë . Një nga përpjekjet e para që Maqedonia bëri ishte ndryshimi i emrit. Me ndryshimin e emrit, procesi i pranimit të vendit në BE mund të kishte filluar, por Maqedonisë së Veriut i duhej të priste edhe një vit pasi Franca ishte e pakënaqur me mënyrën se si ishte projektuar procesi i përgjithshëm i zgjerimit të bllokut.

Një nga problemet e fundit me të cilit Maqedonia është përballur ka qenë kundërshti nga pala bullgare, dhe paraqitja e “propozimit francez”. Më e rëndësishmja, përpara se të fillojnë bisedimet e pranimit me Brukselin, Shkupi duhet të ndryshojë kushtetutën e tij, këtë herë për të përfshirë një referencë për pakicën bullgare.

Vendi ynë duhet të përqendrohet në krijim një sistem të ri politik që do të jetë i qëndrueshëm, ku duhet të përfshihen inovacione në aspektin ekonomik, politik, social dhe kulturor, duke marrë për bazë sistemet politike të vendeve të tjera si për shembull rasti i Gjermanisë. Vendi ynë duhet ta ndjekë ecurinë e Gjermanisë e cila ka qenë jashtëzakonisht e dobishme për BE-në. Në çdo aspekt, Gjermania ka qenë e frytshme dhe vazhdon të përpiqet mes vendeve anëtare të saj. Ndërsa ka pasur kohë dyshimesh ekonomike, Gjermania vazhdon t’ia dalë në krye.

Gjermania sot është liderë në energjinë e rinovueshme dhe është një forcë për ekonomi më të qëndrueshme, gjithashtu sot ajo krenohet se është një komb progresiv për barazinë sociale. Për më tepër, në nivel kulturor, Gjermania siguron që artet dhe industritë e tjera krijuese të kujdesen veçanërisht për lirinë e fjalës.

 

 

Të fundit