Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka nisur sot një vizitë zyrtare dyditore në Kosovë. Vizita bëhet me ftesë të homologes së tij kosovare, Vjosa Osmani.
Begaj u prit me një ceremoni zyrtare nga presidentja Osmani.
Kreu i Shtetit shqiptar do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe drejtues të forcave politike në këtë vend,-transmeton KDP.
Në axhenden e Presidentit Begaj është edhe vizita në Memorialin e Personave të humbur si dhe në shtëpinë e familjes së heroit legjendar Adem Jashari.
Kjo është vizita e parë që Presidenti Bajram Begaj zhvillon jashtë Shqiperisë që pas marrjes së postit më të lartë, në fillim të qershorit të këtij viti.