Politikani opozitar rus dhe kritik i hapur i Kremlinit, Alexei Navalny, ka themeluar në burgun ku aktualisht ndodhet sindikatën e punëtorëve. KDP-ja transmeton njoftimin e agjencive të lajmeve sipas të cilit Navalny e ka konfirmuar këtë të ejten në Twitter duke bërë të ditur se sindikata quhet Promzona (Zonë Industriale). Promzona është emërtimi zyrtar i pjesëve të kolonive ndëshkuese nëpër shumë republika ish-sovjetike ku ndodhen fabrika dhe reparte.
Navalny tha se sindikata e punëtorëve e cila momentalisht ka vetëm një anëtar, atë vetë, u themelua për shkak të shfrytëzimit të rreth 600.000 njerëzve që ndodhen nëpër kazamatet ruse, duke shtuar se ai gjithashtu do të përfaqësonte me kënaqësi edhe interesat e gardianëve nëse ata do të donin këtë.
“Kryesisht, nëse jeta më dha një limon në formën e dënimit me burg, atëherë do të më duhet të shndërroj në limonadë të të paktën disa aktiviteteve të dobishme për shoqërinë,”- ka shkruar Navalny në Twitter.
Sipas tij, të burgosurit e tjerë ishin më të shqetësuar se gardianët për shkak të krijimit të sindikatës.
“Sa herë që flas për këtë, kolegët e mi vrasës thonë me pikëllim, ‘Alexei, ndalo, të lutem. Për shkakun tënd, ne nuk do të na lirojnë kurrë dhe e gjithë kjo do të përfundojë keq”, – tha Navalny duke shpjeguar se pse sindikata e tij ka një anëtar.
Pavarësisht kësaj opozitari njohur rus pohon se sindikata e tij tashmë ka korrur disa fitore: administrata e kolonisë ndëshkuese ka siguruar karrige të përshtatshme për të burgosurit që ulen pranë makinave qepëse.
Navalny u arrestua në janar të vitit të kaluar pasi kthimit në Moskë nga Gjermania, ku u trajtua pas helmimit, siç thanë laboratorët evropianë, me një agjent nervor të tipit sovjetik.
Navalny mund të përdorë ende Twitterin dhe rrjetet e tjera sociale përmes përfaqësuesve të tij.
Kritiku i Kremlinit para disa muajsh bëri të ditur se mbi të janë ishin ngritur akuza të reja. Zoti Navalny tha në postime në mediat sociale se ishte akuzuar për krijimin e një organizate ekstremiste dhe nxitje të urrejtjes ndaj autoriteteve. Akuzat vijnë pas dënimit me nëntë vjet burg që iu dha në mars për mashtrim dhe mosrespektim të gjykatës. Më herët, ai po vuante një tjetër dënim prej dy vjet e gjysëm burg.
Organizatat e të drejtave të njeriut dhe politikanët perëndimorë kanë dënuar çështjet penale kundër zotit Navalny, i cili ka qenë kundërshtari më i njohur i presidentit Vladimir Putin, vitet e fundit.
Pas fillimit të agresionit kundër Ukrainës, Kremlini ka përshpejtuar fushatën për të shtypur dhe heshtur opozitën në Rusi. Zoti Navalny është shprehur kundër luftës, duke sulmuar presidentin Putin gjatë një paraqitjeje në gjykatë dhe duke e quajtur agresionin “marrëzi” dhe “të ndërtuar mbi gënjeshtra”./KDP&Agjencitë/