E diel, 27 Prill, 2025

LIDERI KOREANOVERIOR SHPALLL FUNDIN E COVID-19

Njeriu i parë i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka shpallur fitoren në betejën kundër koronavirusit, – transmeton KDP njoftimin e agjencisë britanike të lajmeve Reuters.

Sikurse thuhet në raportin e agjencisë shtetërore të lajmeve të Koresë së Veriut KCNA, Jong Un ka urdhëruar heqjen e masave maksimale epidemiologjike dhe ka përshëndetur “mrekullinë” e vetëm 74 vdekjeve nga virusi.

Rrjedhimisht, javën e kaluar autoritetet e Phenianit njoftuan se janë shëruar të gjithë pacientët me simptoma të koronavirusit ndaj edhe është shënuar fundi i valës së parë të pandemisë.

Motra e liderit koreano-verior, Kim Jo Jong, po ashtu ka pasur një paraqitje në publik duke thënë se edhe vetë udhëheqësi i ri ka vuajtur nga simptoma të etheve, raporton KCNA, që për herë të parë tregohet se ai mund të jetë infektuar me siguri nga koronavirusi. ‘Ndonëse ishte i sëmurë rëndë me temperaturë të lartë, për asnjë moment nuk mundi të shtrihej duke menduar për njerëzit për të cilët duhej të kujdesej deri në fund në luftën kundër epidemisë,’ – tha Jo Yong.

Ajo, po ashtu ka fajësuar Korenë e Jugut për shpërthimin e COVID-19 në vendin e saj dhe la të kuptohet se vendi i saj po konsideronte një kundërpërgjigje të fortë hakmarrëse kundër Koresë së Jugut..

Koreja e Jugut i hodhi poshtë pretendimet si të pabaza.

Koreja e Veriut njoftoi rastin e parë me koronavirus në maj dhe që atëherë ka raportuar infeksione me ethe dhe vdekje. Por ka dyshime mbi të dhënat, veçanërisht numrin e ulët të vdekjeve. Në fakt, Pheniani  nuk ka raportuar asnjë rast të ri të dyshuar që nga 29 korriku – por vëzhguesit ndërkombëtarë thonë se vendi ka testime të kufizuara.

KCNA pretendon se ka pasur 4.8 milionë infeksione që nga fundi i prillit, por vetëm 74 vdekje, që është një shkallë vdekshmërie prej 0.002% – më e ulëta në botë.

Shumë ekspertë e kanë të vështirë t’i besojnë këto statistika. Ata thonë se vendi ka një nga sistemet më të këqija të kujdesit shëndetësor në botë me pak njësi të kujdesit intensiv dhe pa ilaçe apo vaksina për trajtimin e virusit./KDP&Agjencitë/

Të fundit