E enjte, 18 Korrik, 2024

MEDIA SERBE: KURTI E VUÇIQ DO TË FIRMOSIN DEKLARATËN PËR TË PAGJETURIT

Sikurse njofton gazeta e pavarur serbe Nova, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin e radhës, më 18 gusht në Bruksel, do të duhet të nënshkruajnë deklaratë të përbashkët për zgjidhjen e çështjes së të pagjeturve në Kosovë. KDP, po ashtu, transmeton njoftimin se teksti i deklaratës tashmë është harmonizuar në masë të madhe.

Agjenda zyrtare e takimit ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit ende nuk është bërë publike, por siç mëson gazeta serbe nënshkrimi i deklaratës për zbardhjen e personave të pagjetur mund të jetë në rendin e ditës në Bruksel dhe kjo do të prezantohet si një hap i madh përpara në marrëdhëniet mes dy palëve.

“Me këtë deklaratë do t’i jepej mbështetje procesit që personat e zhdukur të gjenden dhe të zgjidhej fati i tyre. Ky dokument do të duhej të nënshkruhet nga Kurti dhe Vuçiq dhe ky do të duhet të ketë jehonë në publik. Teksti është finalizuar dhe pritet momenti për t’u nënshkruar,” – thonë burime anonime të cilave iu referohet gazeta Nova. Po sipas tyre, në vjeshtë duhet të zgjidhet çështja e pronës dhe kthimit.Në këtë moment në territorin e Kosovës 1.621 persona llogariten si të zhdukur. Nga ky numër, me kërkesë të familjeve, në grupin serb të punës janë evidentuar 570  të zhdukur.

Takimi i radhës në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe prersidentit Aleksandar Vuçiq, nën kujdestarinë e Bashkimit Evropian, pason tensionet e  31 korrikut, për shkak të reagimeve serbe ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës, për vendosjen e reciprocitetit në përdorimin e dokumenteve personale dhe të targave të lëshuara nga Serbia./KDP/

Të fundit