E shtunë, 24 Maj, 2025

NË TURQI GJENDET STATUJA 11.500 VJEÇARE

Në një aksion kundër kontrabandimit të antikuiteteve në qytetin turk të Izmirit është gjetur një statujë e periudhës 9500 vjet para epokës së re, – transmeton KDP njoftimin e agjencisë turke të lajmeve Anadollia.

Policia tha se ekipet e Shërbimit Antikontrabandë ia kishin dalë të mësojnë paraprakisht se si kontrabandistët nga Mardini do ta sillnin statujën e vlefshme në Izmir.

Në një operacion të bashkërenduar u sekuestrua  statuja 70 centimetra e lartë dhe 30 centimetra e gjerë, për të cilën vlerësohet se daton nga periudha parahistorike, përkatësisht nga periudha 9.500 vjet para epokës së re.

Statuja ka karakteristika të ngjashme me ato të gjetura gjatë gërmimeve arkeologjike në pjesë të tjera të vendit, përfshirë këtu edhe lokalitetin e njohur të Gobeklitepesë.

Tre persona janë arrestuar ndërsa statuja i është dorëzuar Drejtorisë së Muzeve në Izmir.

Të fundit