E diel, 27 Prill, 2025

PUTINI PRET ERDOGANIN

Presidenti rus Vladimir Putin takohet këtë të premte në Soçi me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Njoftimi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Sikurse transmeton KDP njoftimet e agjencive të lajmeve, Erdogan dhe Putin do të diskutojnë, ndër të tjera, çështje dypalëshe dhe rajonale, përfshirë situatën në Ukrainë dhe Siri. Ndër temat është edhe bashkëpunimi ekonomik.

“Ky do të jetë një rast i mirë për të krahasuar shënimet mbi efektivitetin e mekanizmit të eksportit të grurit nga portet ukrainase,  që të shihet se sa efektiv është ai. Dhe, natyrisht, të këmbehen mendime mbi çështjet botërore,”- ka deklaruar Peskov, duke pohuar se axhenda presidentit rus është tepër e ngjeshur. Rrjedhimisht Erdogan dhe Putin kanë biseduar kokë më kokë edhe muajin e kaluar në Teheran të Iranit Iran që ishte takimi i parë i tyre që nga fillimi i luftës ruso-ukrainase.

 

Të fundit