E premte, 12 Korrik, 2024

BE- ja SANKSIONON ISH-PRESIDENTIN PRO-RUS TË UKRAINËS

Këshilli Evropian ka bërë të ditur se po e ndërmerr këtë veprim ndaj ish-presidentit ukrainas Janukoviç dhe birit të tij, si përgjigje ndaj agresionit ushtarak rus në Ukrainë.

Vendet – anëtare të Bashkimit Evropian  kanë vendosur sanksione kundër ish-presidentit pro-rus të Ukrainës Viktor Janukoviç dhe djalit të tij për rolin e tyre të dyshuar për rrezikimin e sigurisë së Ukrainës.

Në një deklaratë të Këshillit Evropian të datës katër gusht thuhet se ata të dy iu shtuan në listës ekzistuese të sanksioneve të BE-së “për shkak të rolit të tyre në silurimin ose kërcënimin e integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës dhe stabilitetit dhe sigurisë së shtetit”.

Këshilli bëri të ditur se po e ndërmerr këtë veprim si përgjigje ndaj “agresionit në vijim të pajustifikuar dhe të me asgjë të provokuar ushtarak rus kundër Ukrainës”.

Janukoviç ishte president i Ukrainës për katër vjet derisa u rrëzua nga pushteti në shkurt të vitit 2014 në një kryengritje kundër kthimit të qeverisë së tij nga Perëndimi drejt Moskës,- transmeton KDP njoftimin e Radios Evropa e Lirë.

 

Të fundit