E shtunë, 27 Korrik, 2024

VON DER LEYEN NË SHKUP, ZBARDHET AGJENDA

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen nesër në Shkup në takim me presidentin verioromaqeonas, Stevo Pendarovski,  publikoi sot llogarinë e vet në Tuiter Komisioni Evropian, duke e paralajmëruar vizitën e kryetares Ursula von der Leyen në Shkup, e cila nesër duhet të mbajë fjalim para deputetëve në Kuvend, për një kohë të shkurtër ta korrigjojë  publikimin dhe të shkruajë se kryetarja është në takim me presidentin e Maqedonisë së Veriut.

“Kryetarja Von der Leyen nesër do të jetë në Shkup në takim me presidentin verioromaqedonas Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Kryetarja  do të mbajë fjalim në Parlamentit verioromaqedonas në seancën solemne në orën 13:00”, publikoi Komisioni Evropian në postimin fillestar në Tuiter, ndërsa në fotografi  thuhej “Kryetarja Ursula von der Leyen në Parlamentin e Maqedonisë”.

Shkurt pas publikimit postimi u fshi dhe u publikua një i ri, në të cilin nuk është përmbajtur mbiemri “verioromaqedonas”.

“Kryetarja Von der Leyen nesër do të jetë në Shkup në takim me presidentin e Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski.  Kryetarja do të mbajë fjalim në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut në seancën solemne në orën 13:00”,  publikoi Komisioni Evropian në postimin e korrigjuar.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme theksojnë se edhe si gjithmonë kanë reaguar menjëherë sapo kanë vënë re se është përdorur një mbiemër i papërshtatshëm.

Të fundit