E shtunë, 27 Korrik, 2024

HEROI I KOHËS SONË

Për pjesëmarrje në vrasjen e Ivanoviqit, autoritetet prishtinase e shpallën të dyshuar Milan Radojiçiqin, një nga zotërinjtë e dhunshëm të veriut, biznesmen dhe gardian i Kosovës brenda kufijve të Serbisë. Nën këtë dyshim, ai ikën në Beograd, ku poligrafi nën mbikëqyrjen e Aleksandar Vuçiqit zbulon se Radojiçiq është plotësisht i pafajshëm në këtë çështje.

Shkruan: LJUBODRAG STOJADINOVIQ

Në veri të Kosovës nuk ka ligj. Këtu sundojnë njerëzit me xhipa të zinj të cilët keqtrajtojnë, mundojnë dhe i frikësojnë serbët. Dhunuesit në  xhipat e zinj nuk janë shqiptarë, por serbë.

Kështu fliste Oliver Ivanoviq disa muaj para 16 janarit 2018.

Autoritetet serbe ende nuk po bëjnë asgjë për të zbuluar të vërtetën për Atentatin ndaj Ivanoviqit.

Ata po bëjnë gjithçka që e vërteta të mos zbulohet kurrë, që viktima e breshërisë vëllazërore të harrohet përfundimisht dhe t’i lihet arkivit nga i cili krijohen faqet më të zeza të historisë kombëtare.

Për pjesëmarrje në vrasjen e Ivanoviqit, autoritetet prishtinase e shpallën të dyshuar Milan Radojiçiqin, një nga zotërinjtë e dhunshëm të veriut, biznesmen dhe gardian i Kosovës brenda kufijve të Serbisë. Nën këtë dyshim, ai ikën në Beograd, ku poligrafi nën mbikëqyrjen e Aleksandar Vuçiqit zbulon se Radojiçiq është plotësisht i pafajshëm në këtë çështje.

Vuçiq fillimisht pohoi se nuk e njeh Radojiçiqin dhe partnerin e tij në punët patriotike, Veselinoviqin. Dhe më vonë pranoi se në këtë kishte ndjenja të ndërsjella miqësore, të krijuara nga përkujdesja për fatin e serbëve në Kosovë. Milan Radojiçiq vazhdoi të rritej nën dorën e tij dhe përfundimisht u poq si gaulajter.

Nga ai kinse shqetësim u promovua paniku publik si një formë mbrojtjeje nga pafuqia dhe paaftësia e pushtetit të këtushëm dhe kreut të tij: pason pogromi i serbëve në veri të Kosovës. Vendosja e targave të Kosovës për të gjitha veturat mund të interpretohet si shpallje e luftës ndaj serbëve. Tabloidët të cilët i redakton regjimi krijojnë atmosferën e thyerjes që mund të shmanget vetëm nën një mendje. Nuk do të lejojmë një Stuhi të re, tha Supremi fuqimisht i irrituar luftarak, por edhe premtoi se Serbia nuk do të përdorë forcën.

Nuk shpjegoi se si nuk do të lejonte pogromin që nuk duket të ketë gjasë.

Në Serbi u rikthye me gjithë forcën e vet çështja Jovanjica. Inspektori Milenkoviq, i cili arrestoi kriminelët në pronën familjare shtetërore për kultivimin e opiateve, duhet të mbrojë kokën nga kriminelët që flasin në emër të shtetit. I kanoset likuidimi në mënyrë që të mbyllë gojën, ndërsa ai dëshiron të flasë për të ruajtur mbetjet e fundit të profesionit të cilit i përket.

Të dhënat e reja për vrasësit nga grupi i Belivukut tregojnë se atje krimet nuk kanë fund dhe se në skaj të metropolit që shpejt po kalbet janë ngritur disa vende të torturimit të llahtarshëm.

Kjo skuadër sadiste u krijua në djepin e pushtetit, gjurmët e tilla nuk mund të fshihen me mimikërinë e luftës kundër krimit.

Në një mjedis të tillë, sundimtari kishte nevojë për një hero, dhe atë tashmë e kishte në dorë. I veshur me një këmishë që mund të ishte edhe ushtarake, Milan Radojiçiq regjistroi një fjalim të shkurtër konfuz, të përbërë nga trivia dhe kërcënime të konsumuara patriotike. Thelbi  është në fjalinë: “Unë jam kthyer, dhe ju e dini se çfarë do të thotë”.

Çfarë do të thotë?

Rada Trajkoviq dhe Jovo Bakiq janë të bindur se ai ka kërcënuar serbët, të cilët tashmë po jetojnë në frikë. Apo atyre që i konsideron të padëgjueshëm, ndaj i thërret t’i nënshtrohen forcës. “Vuçiq i dha atij”, thotë Trajkoviq, “autoritet absolut mbi serbët në veri të Kosovës… Dhjetëra serbë  u vranë në veri, shumë shtëpi u dogjën, ndërsa ne nuk e dimë kush janë autorët, por këtë e lidhi me pushtetin që kishte”.

Kështu, sundimtari zgjodhi një hero çfarë i ka hije. Projeksionin e dhunshëm të pafuqisë dhe injorancës së vet, një mjet për të përhapur frikën, pothuajse në të njëjtën mënyrë si para katër a më shumë viteve. Radojiçiq është raporte shumë më të mira me shqiptarët, me të cilët ndan punë, sesa me serbët, të cilët nuk mund t’i mbrojë nga vetëvetja.

Nëse vërtet është kthyer në Kosovë, nuk dihet me siguri. Më e rëndësishme se kaq është zëri i lig që po përhapet në veri. Vuçiq me zemërim mohoi se Radojiçiq është “biznesmen kontravers”. Ai nuk është i kontravers, ai është vetëm biznesmen. Dhe, mund të jetojë ku të dojë, është një njeri i lirë.

Por nëse miku i tij tashmë është kthyer në vendin e krimit si një njeri i lirë dhe një tmerr për serbët, pyetja e pashmangshme për Vuçiqin, që duhet ta dijë përgjigjen, është: Kush e vrau Oliver Ivanoviqin?/PESCANIK.NET/

Të fundit