E shtunë, 27 Korrik, 2024

VJENA “RRËMBEN” FRONIN, QYTETI MË I MIRË PËR TË JETUAR NË BOTË

The Economist ka publikuar listën e qyteteve më të jetueshme në botë dhe Vjena është sërish në krye të renditjes, për herë të tretë përgjatë pesë viteve të fundit. Vjena rrëmbeu vendin e parë nga qyteti Auckland i Zelandës së Re, i cili ra në vendin e 34-të si rrjedhojë e kufizimeve për shkak të pandemisë së koronavirusit. Tani që jeta në kryeqytetin austriak është kthyer në normalitet, ju mund t’i ktheheni praktikimit të asaj që vendasit e quajnë Lebenskunst, arti i të jetuarit mirë, mes restoranteve dhe muzeve të tij

Shkruan: Valmisa Novi

Si çdo vit, gazeta prestigjioze The Economist publikon listën e qyteteve më të jetueshme në botë dhe Vjena është sërish në krye të renditjes, për herë të tretë përgjatë pesë viteve të fundit. Për të hartuar listën, gazeta përdori Indeksin e Jetësueshmërisë EIU, një mjet që vlerëson kushtet e jetesës në 172 qytete bazuar në më shumë se 30 faktorë.

Vjena rrëmbeu vendin e parë nga qyteti Auckland i Zelandës së Re, i cili ra në vendin e 34-të si rrjedhojë e kufizimeve për shkak të pandemisë së koronavirusit. Tani që jeta në kryeqytetin austriak është kthyer në normalitet, ju mund t’i ktheheni praktikimit të asaj që vendasit e quajnë Lebenskunst, arti i të jetuarit mirë, mes restoranteve dhe muzeve të tij, duke u bërë vendi i përsosur për të praktikuar këtë lloj arti.

“Vjena kishte rënë në vendin e 12-të në renditjen tonë në fillim të vitit 2021 për shkak të mbylljeve të muzeve dhe restoranteve. Më pas ajo u ngjit përsëri në vendin e parë, një pozicion që e mbajti në 2018 dhe 2019,” thuhet në raport. “Stabiliteti dhe infrastruktura e mirë janë atraksionet kryesore të qytetit për banorët e tij, të mbështetur nga kujdesi i mirë shëndetësor dhe mundësitë e shumta për kulturë dhe argëtim”. Këto janë sekretet e Vjenës për të fituar titullin e qytetit më të jetueshëm në botë.

Qytetet evropiane dominojnë kryesisht dhjetëshen e parë me gjashtë qytete, duke përfshirë Kopenhagen (2) dhe Zyrih (3). Në vendin e gjashtë janë Gjeneva, Frankfurt në të shtatë dhe Amsterdam në të nëntë.  Kanadaja përfaqësohet nga tre qytete: Calgary (3 në barazim me Zyrihun), Vancouver (5) dhe Toronto (8). Parisi është në vendin e nëntëmbëdhjetë, 23 vende më shumë se në vitin 2021. Brukseli shfaqet në vendin e njëzet e katërt, pak pas Montrealit (i 23-ti). Londra përfundoi në vendin e 33-të ndërsa Barcelona është vetëm e 35-ta, tetë vende përpara Madridit (43).

Kryeqyteti francez, Parisi, renditet në vendin e 19-të, 23 më shumë se në 2021 dhe Londra gjithashtu fiton 27 vende, duke përfunduar në vendin e 33-të, megjithëse i paraprin 5 vende më tej nga Mançesteri, i cili ka kaluar 26-të në krahasim me vitin e kaluar. Kjo tregon dukshëm se kryeqyteti francez dhe britanik kanë reaguar mirë ndaj pandemisë. Los Angeles-i amerikan gjithashtu  fiton 18 vende në klasifikim duke u renditur i 37-ti.

Qytetet e Evropës Lindore duke humbur pike në klasifikim pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt. Kievi është përjashtuar nga lista, ndërsa “qytetet ruse janë gjithashtu subjekt i kufizimeve kulturore dhe mjedisore për shkak të sanksioneve ekonomike perëndimore”. Në pozitën e fundit është Damasku, kryeqyteti i Sirisë, i cili ka ruajtur vendin e tij si qyteti më pak i jetueshëm në planet.

Të fundit