E premte, 26 Korrik, 2024

DOKUMENTI FRANCEZ MËNJANON VETON BULLGARE PËR SHKUPIN DHE TIRANËN

Shkruan: Gentuar Ismaili

 

Maqedonia e Veriut është para një vendimi shumë të rëndësishëm, sa i përket aspiaratave euroantlanike. Një propozim i Francës, që ju dorëzua të gjitha vendeve antarë të BE-së, e që kishte për qëllim zhbllokimin e procesit eurointegrues të RMV-së, përshkak të Bullgarisë, nxiti reagime të shumta si në vendin tonë ashtu edhe në Bullgarinë fqinje.

Ndër kërkesat krysore të këtij propozimi që u publikua në mediat bullgare, është futja e bullgarëve si komunitet në Kushtetutën e RMV-së, ndërsa do të ruhej autenticiteti i gjuhës dhe identitetit maqedonas.

Komisionari për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, bëri të ditur sot nëpërmjet Twitter se partia opozitare GERB e Bojko Borisov so të votojë për heqjen e vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut, e cila do t’i mundësonte edhe Shqipërisë të nisë negociatat për anëtarësim.

Njohëesit e rrethanave politike thonë që propozim francez është pozitiv për vendin dhe është treni i fundit për rrugën euroinetegruese.

Analisti politik Xhelal Neziri thotë se ky propozim është korrekt dhe i baraspeshuar mirë dhe nga i njejti përfitojnë të dyja palët.

“Propozimi francez është korrekt dhe i baraspeshuar mirë. Bullgaria fiton avancimin e të drejtave të bullgarëve etnikë në Maqedoninë e Veriut, maqedonssit etnik e betonojnë identitetin e tyre të bazuar në gjuhën maqedonase nëpërmjet një deklarate të nenëshkruar nga të dyja palët. Ky propozim është një lloj zhbllokimi i procesit integrues. I njëjti i jep Bullgarisë të diktojë procesin e negociatave, të cilat mund t’i bllokojë në çdo fazë”, theksoi Neziri.

Ndërsa sipas analistit politik Petar Arsovski propozimi franëcez nuk është garancë se do ketë hapje të negociatave në qerëshor.

“Mendoj që në këtë propozim, që ne ende nuk e kemi parë zyrtarisht, por sipas asaj që e kemi parë nëpër media, ka gjëra pozitive, si psh gjuha e pastër maqedone, por edhe gjëra negative si p.sh. vendosja e çështjeve bilaterale në korrënizën negociese. Mendoj që bashkësia ndërkombëtare është shumë e angazhuar për këtë çeshtje në këtë moment, që më bënë opëtimist, por situata në Bullëgari është shumë e komplikuar, që e vëshirëson edhe më shumë këtë punë. Nuk jam i sigurt që në kohën e presidecës franceze do arrijmë të bëjmë përpjekjet e fundit dhe gjithashtu nuk jam i sigurtë që bashkësia ndërkombëtare do ti bashkoj fuqit edhe për një përpjekje në dhjetor”, u shpreh Arsovski.

Gjatë ditës, nga Bullgaria kanë dhënë sinjale pozitive për heqjen e vetos për RMV-në. Mbeten edhe autoritetet në vendin tonë të deklarohen për propozimin francez.

 

Të fundit