Tirana ka njohur emrin e klubit të Dudelanzh si kundërshtar për turin e parë të Ligës së Kampioneve gjatë shortit që u hodh ditën e mërkurë. Por sot kampionia e Shqipërisë mësoi edhe emrin e skuadrës së mundshme që do të ketë përballë nëse kalon në turin e dytë të turneut.
Shorti i ka buzëqeshur bardhebluve edhe në turin e dytë të turneut, teksa ka evituar kundërshtarë si Olimpiakos, Ludogorets e Sherif, për t’u përballur me atë që në teori është kundërshtari më i lehtë në letër, fituesi i çiftit të raundit të parë mes Pjunik të Armenisë dhe CFR Kluzh të Rumanisë.
Ndërkohë, shorti ka vënë skuadrën e Ballkanit të drejtuar nga Ilir Daja ndaj një rivali mjaft të vështirë pasi parashikohet që në rast kualifikimi, të luajë ndaj Malmoe të Suedisë. Kjo e fundit do të luajë në raundin e parë kualifikues kundër fituesit të raundit paraeliminator dhe padyshim që është favorite për të vazhduar më tej.
Edhe Shkupi nuk ka peshkuar një kundërshtar të lehtë, pasi nëse kalon turin ndaj Linkoln Red imps, do të përballet me Dinamo Zagreb.
REZULTATI I SHORTIT
Tobol/Ferencvarosh – Slovan Bratislava/Dinamo Batum
Dinamo Zagreb – Shkupi/Linkoln Red Imps
Leç Poznan/Karabak – Zyrih
HJK Helsinki/RFS – VIktoria Plzen
Nju Seints/Linfilld – Bodo/KI Klaksvik
Ballkani/Zalgiris Vilnius – Malmoe/Fituesi i raundit paraeliminator
Ludogorets/Sutjeska – Shemrok Rovers/ Hibernians
Maribor/Shakhtar Soligorsk – Zrinjski/Sherif
Makabi Haifa – Olimpiakos
Pjunik/CFR Kluzh – Dudelanzh/Tirana
Midtjylland – AEK Larnaka
Dinamo Kiev – Fenerbahçe
Panoramasport.com.al