E shtunë, 27 Korrik, 2024

DO TË RISHIKOHET REZOLUTA BULLGARE, E AJO MAQEDONASE?

Por a po mendon dikush një rishikim të rezolutës së Kuvendit të Maqedonisë të formuluar nga akademikët Kocarev dhe Kulavkova? Apo ndoshta mendojmë se rezoluta jonë është shkruar në gur, që vetëm Bullgaria të ngrejë veton dhe mosmarrëveshja jo vetëm të zgjidhet por edhe të zhduket?

Shkruan: Denko Maleski 

 

Kryeministri Petkov ka dashur të rishqyrtojë qëndrimin kombëtar për Maqedoninë në Kuvendin e Bullgarisë, akuzon ministrja aktuale e Punëve të Jashtme Gencovska. Drafti i qëndrimit të ri kornizë, vazhdon ajo, nuk e përfshin qëndrimin bullgar për të ashtuquajturën gjuhë maqedonase.

Por ne e dimë se pa një rishikim të këtyre qëndrimeve nga pala bullgare, nuk ka zgjidhje. Përkatësisht, rruga e pajtimit dhe miqësisë nuk shpie vetëm përmes njohjes, por edhe përmes respektit për kombin tonë maqedonas dhe gjuhën tonë maqedonase. Përpjekja e kryeministrit Petkov është në atë drejtim.

Por a po mendon dikush një rishikim të rezolutës së Kuvendit të Maqedonisë të formuluar nga akademikët Kocarev dhe Kulavkova? Apo ndoshta mendojmë se rezoluta jonë është shkruar në gur, që vetëm Bullgaria të ngrejë veton dhe mosmarrëveshja jo vetëm të zgjidhet por edhe të zhduket?

Se, në këtë mosmarrëveshje, e vërteta është 100 për qind në anën tonë? Cili është hapi drejt pajtimit që duhet të bëjmë?

Ne kemi pushuar së menduari për këtë shumë kohë më parë nën ndikimin e lidershipit politik maqedonas, i cili me këmbëngulje përsërit se Maqedonia ka bërë gjithçka për zgjidhjen e mosmarrëveshjes dhe se i mbetet vetëm palës tjetër që të heqë veton. Politikanët janë aq të vendosur në pretendimin se ata kanë kërcënuar se nuk do ta trajtojnë më çështjen bullgare nëse nuk marrim një datë për fillimin e negociatave në qershor. Sikur bëhet fjalë për zgjedhjen e majës politike të një vendi me cilat tema do të merret në marrëdhëniet ndërkombëtare, e me cilat jo.

Gjegjësisht, temat me të cilat merret politika e lartë e çdo vendi në botë janë temat e vështira. Jashtëzakonisht të vështira. Ato të lehtat janë në nivele të tjera. Ndaj, një president, kryeministër apo ministër nuk mund të thotë se një çështje që është me interes strategjik për vendin, si p.sh. anëtarësimi në BE, është e pazgjidhshme për ta dhe se do ta vendosin në sirtar. Ata nuk e kanë këtë të drejtë.

Demokracitë njohin vetëm lidershipin politik për zgjidhjen e çështjeve të vështira dhe në rast dështimi, dorëheqjen.

Marrë nga Plusinfo

Të fundit