E shtunë, 27 Korrik, 2024

MENDUH THAÇI PARALAJMËRON MARRJEN E TIMONIT OPOZITAR

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, në një intervistë për ‘Utrinski brifing’, me gazetarin Sasho Ordanovski, ka lënë të kuptohet se në kongresin e muajit të ardhshëm do të rikandidojë për postin e kryetarit të kësaj force politike dhe ka paralajmëruar se PDSH-ja, në zgjedhjet e radhës, do të jetë partia e dytë e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut: ‘Mendoj se skena politike e shqiptarëve ka për të ndryshuar. Patëm vlime me ç’rast u paraqitën shumë grupime politike, duke u nisur nga zotëriu që e përmendët (Ziadin Sela – shpjegim i KDP-së), pastaj Besa, pastaj ajo u nda në dy-tri pjesë. Mendoj se këto grupime të vogla politike të cilat u paraqitën për interesa të caktuara kanë për t’u zhdukur shpejt nga skena politike. Shpresoj se skena politike e shqiptarëve më tej do të shkojë me dy grupime politike: Njëri është BDI-a që faktkeqësisht është konstante që përherë çuditërisht i fiton zgjedhjet tek shqiptarët,’…’Besoj se BDI do të mbetet dhe PDSH-ja ngadalë do të fuqizohet dhe do të kthehemi në atë konstantën që të kemi dy grupime politike,’- citon KDP-ja deklaratën e Menduh Thaçit.

Të fundit