E shtunë, 27 Korrik, 2024

QEVERIA RIKTHEN MARZHËN PËR DISA PRODUKTE BAZË

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi ka bërë të ditur se për bukën e bardhë, sheqerin e bardhë, vajin për gatim vendoset marzhë tregtare në lartësi prej 5 për qind në tregtinë me shumicë dhe 5 për qind në tregtinë me pakicë. Për miell të grurit, edhe tip 400 edhe tip 500, makarona dhe shpageta nga gruri i fortë, oriz i bardhë dhe qumësht vendoset marzhë prej 10 për qind në tregtinë me shumicë dhe pakicë. Kjo masë sipas Bekteshit do të jetë në fuqi deri më 30 shtator. Ndërkohë, qeveria gjithashtu ka paralajmëruar masa tjera për ballafaqim me krizën menjëherë pasi të miratohet rebalanci i buxhetit. Ndryshe, qytetarët janë ankuar për rritje enorme të çmimeve brenda vakumit kur pushuan masat paraprake dhe kur pritet të miratohen masat tjera antikrizë.  

Shkran: Eljesa Dervishi

Zv. Kryeministri Fatmir Bytyqi sot tha se masat e reja për ballafaqim me krizën do të fillojnë menjëherë pasi të votohet rebalanci i buxhetit në Kuvend.

“Masat janë drejtuar drejt kategorive më të rrezikuara, presioni është i madh, kemi marrë masa njëjtë si në pandemi, të parat ishin për të gjithë, ndërsa pastaj për qytetarët më të rrezikuar”, tha Fatmir Bytyqi.

Ai shtoi se edhe tre programet për bujqit nëpërmjet fondit të ndërhyrjes nuk mund të kalojnë derisa të votohet rebalanci.

Gjithashtu u shpreh se të gjithë masat që do duhet të ndërmerren duhet të jenë adekuate dhe të mundshme në një periudhë të caktuar, secila masë mund të ketë efekte negative pasuese mbi tjetrën.

Sa i përket rritjes së theksuar të çmimeve pas përfundimit të masave për produktet bazë ushqimore, Bytyqi tha se kjo ka ardhur për shkak të rritjes së marzheve dhe ka qenë një rritje e paarsyeshme, artificiale e çmimeve, por pas indikacioneve çmimet janë kthyer ose janë ndaluar.

Për bukën e bardhë, sheqerin dhe vajin e lulediellit, vendoset marzhë tregtare në lartësi prej 5% në tregtinë me shumicë dhe pakicë. Ndërkaq marzhë tregtare prej 10% do të vendoset për produktet si mielli, makaronat, orizin dhe qumështin. Masa do të hyje në fuqi prej nesër pasi të shpallet në Gazetën Zyrtare ndërsa do të vlejë deri më 30 shatator, bëri të ditur ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

“Qeveria me propozim të Ministrisë së Ekonomisë ka vendosur që të ngrijë marzhat tregtare për tregtarët me shumicë dhe pakicë, sa i përket prodhimeve apo produkteve që kanë të bëjnë me produktet bazë ushqimore e që kanë konsumin më të gjerë për të gjithë qytetarët dhe konsumatorët në RMV. I rëndësishëm është fakti që deri në fund të vitit nuk do të pranohet asnjë farë lloj kontrate midis prodhuesve dhe tregtarëve me shumicë me zinxhirët e marketeve dhe supermarketeve”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Bekteshi deklaroi se lista e produkteve ndaj të cilave do të vendoset marzhë tregtare do të zgjerohet, nëse është nevoja “edhe në bazë ditore”.

“Kjo listë me këto produkte të cilat sot i kemi vendosur mund edhe të zgjerohet nëse Inspektoriati i Tregut por edhe qytetarët lajmërohen për rritje drastike të çmimeve të produkteve bazë”, pohoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Ky vendim kufizon rritjen e çmimeve në periudhën e ardhshme duke përcaktuar sasinë e marzhit tregtar që duhet të ndikojë në rritjen e çmimeve me pakicë të produkteve ushqimore bazë. Në këtë mënyrë, rritja eventuale e çmimeve në tregtinë me shumicë dhe pakicë do të shkaktohet nga rritja e çmimeve të importit dhe bursës, si dhe rritja e kostove të prodhimit, shtoi Bekteshi.

Sipas vendimit, siç theksoi ministri, propozohet që zbritja dhe tarifat të mos miratohen deri më 31 dhjetor 2022. Ndryshe sipas Entit Shtetëror të Statistikave, çmimet e ushqimeve në maj të këtij viti ishin 17% më të larta se i njëjti muaj i vitit të kaluar, ndërkohë që kufizimet ishin në fuqi.

Të fundit