Fatkeqësisht, ditët e fundit, gjatë dhe pas samitit të ‘Open Balkan’ në Oher dhe samitit të SEECP në Selanik, debatet toksike plot mllef, akuza, e fyerje vetëpërbaltëse midis shqiptarëve janë shumëfishuar nëpër media sociale. Sherri? Kush tjetër veç Serbisë. Debatet midis patriotëve dhe tradhëtarëve, vizionarëve dhe kokëboshëve, shpëtimtarëve të kombit dhe të shiturve kanë krijuar një reaksion zinxhir veleritës.
ENKAS PËR KDP: ADRIAN SHTUNI/UASHINGTON
Situata nuk eshte aksidentale, e nuk ka shpjegim te thjeshte apo zgjidhje te shpejte. Kerkon nje qasje objektive dhe jo emocionale, per te cilen fatkeqesisht durimi duket se ka sosur. Çdo debat per Open Balkan eshte kthyer ne tenis me “granata dore”! Madje, dalldia e ketij polarizimi eshte aq e madhe sa qe automatiksht nese shpreh nje opinion per te duhet ose te jesh pro pa kushte ose jo pa kushte, ose me njerin kamp ose me tjetrin. Mes nuk ka!
Nje gje eshte e sigurt, asgje e mire s’vjen nga retorika e denigrimit dhe perçarjes brenda llojit. Perkundrazi, duke ushqyer keto lloj ndasish behesh vegel e pavetedijshme e atyre qe nuk ta duan te miren. Nese shqiptaret nuk arrijne te integrohen brenda llojit por kthejne shpinat e perbalten me njeri-tjetrin per shkak te fqinjeve te Ballkanit, veshtire se mund t’i kerkohet llogari fqinjeve te BE nese na kthejne shpinen, ngrejne supet, dhe vonojne proceset tona integruese.
Ne gjykimin tim, te gjithe iniciativat integruese rajonale qe minimizojne barrierat dhe pershpejtojne levizjen e njerezve, mallrave, dhe sherbimeve jane ne interes te te gjitheve dhe si te tilla duhen mbeshtetur. Kjo nuk do te thote mbeshtetje pa kushte dhe pa bere detyrat e shtepise. Por njekohesisht s’duhet reaktivisht te mendojme se gjithmone na e kane me hile e ne s’duhet te biem ne gracken e “bashkepunimit me armikun.” Duhet pak me shume vetebesim te aftesite tona, e nese keto iniciativa ekonomike marrin bekimin e hapur te ShBA-ve dhe BE-se, ka me shume aresye per t’ju bashkangjitur e me pak vend per skepticizem.
Shkurt e shqip, Procesi i Berlinit dhe Open Balkan (projekte qe ende duhet te deshmojne vlefshmerine e tyre ne praktike) jane metaforikisht dy “mjete transporti” komplementare qe te çojne ne te njejtin destinacion. Thelbi eshte se me rendesi nuk eshte mjeti por destinacioni, e per te arritur aty ku ke synim shpesh duhet te hysh ne balte e ne ferra e te besh pakte te veshtira e te dhimbshme edhe me ata qe te kane vjedhur e te kane vrare. Kjo eshte historia e Evropes dhe botes. Ne fund te fundit, paqja behet me armikun jo me mikun!
Frika se Serbia do ta perdore tregun e perbashket rajonal per te dominuar Ballkanin eshte e fryre. Si Procesi i Berlinit ashtu dhe Open Balkan synojne nje treg te integruar rajonal. Me ose pa barriera fizike apo fiskale, madhesite e ekonomise se secilit vend jane po ato. Shqiptaret nuk do te jene ne pozite te disfavorshme ndaj Serbise ne nje hapsire te perbashket ekonomike per shkak te disnivelit te fuqise ekonomike shteterore apo madhesise se tregut te secilit shteti sa kohe qe qeverite e Shqiperise dhe Kosoves kane nje strategji te koordinuar angazhimi ne keto iniciativa se bashku me vendet e tjera te rajonit per ruajtjen e interesave te tyre. E thene ndryshe, abstenimi apo veteperjashtimi nuk eshte nje strategji perparimi, por nje mendesi mbrojtese qe nuk ndihmon zhvillimin ekonomik apo ecjen perpara.
Me retorike moraliste, duke bertitur nga maja e çatise per padrejtesite qe na jane bere historikisht e borxhet qe na kane fqinjet, s’mundemi te prekim telat e zemres, magjepsim as hipnotizojme askend. Duhet te zbresim prej çative ne “fushen e betejes” ne kohen e paqes qe eshte tavolina e negociatave dhe marreveshjeve. Aty lahen borxhe me te rendesishme se ato te se shkuares. Aty lahen borxhet ndaj te ardhmes, pa harruar plaget e histories, por edhe duke mos mbetur peng te tyre. Nese je kokëulur e punetor i zgjuar e i palodhur, per interes te progresit kombetar, i bashkuar ne qellime me vellezerit e motrat, i vemendshem e korrekt me aleatet qe ta mbrojne shpinen, interesat dhe shtetin, atehere edhe me dreqin dhe te birin mund te perballesh. Dordolecëve të epokes se Milosheviçit tashme u ka skaduar afati.
Nje profesori im, diplomat i larte me dekada eksperience ne administratat amerikane, ne nje prej leksioneve kryesore per negociatat ne rrethana te tensionuara ndershteterore thoshte: “prepotenca e atij qe mendon se gjithmone ka te drejte i perket mendjengushteve; eshte armiku numer nje i arritjes se çfaredo marreveshjeve.” Kete une e mbaj vath ne vesh sa here kam mosperputhje apo edhe perplasje opinionesh me dike. Gjithkush gabon, por me shume sigurisht gabon ai qe mendon se i di te gjitha dhe ka gjithmone te drejte, e gjithe te tjeret e kane gabim. Te gjitheve na duhet me shume modesti e me pak prepotence. Mbi te gjitha, ne kete moment polarizimi, tenisi me “granata dore” me njeri-tjetrin per Open Balkan duhet të ndalojë!
*Autori është specialist i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe çështjeve të sigurisë