E shtunë, 27 Korrik, 2024

TRIFONOV PASI BRAKTISI QEVERINË: PETKOV BËN DIPLOMACI PARALELE PËR MAQEDONINË E VERIUT, S’LEJOJMË HEQJEN E VETOS

Ish-shoumeni Slavi Trifonov, tash lider i partisë ITN (Ka popull të tillë), ka treguar arsyet pse vendosi të braktisë qeverinë bullgare të kryeministrit KirilPetkov.  Sipas tij, ka dy arsye kryesore: e para,  në ribalansin e buxhetit nuk janë marrë parasysh projektet e ITN dhe, e dyta – ministritë e drejtuara nga ITN janë margjinalizuar duke u zbatuar një politikë e dyfishtë me Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV),  përcjell KDPolitik.com.

Në një intervistë për Darik Radio, Trifonov tha se nuk është i bindur, por se e di që Kiril Petkov ka një politikë të dyfishtë ndaj Shkupit.

“Vesela Çerneva po dyfishon Teodora Gençovskën dhe po ndjek politikë të dyfishtë për rënien e vetos së RMV-së për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE”, tha Trifonov.

Këta njerëz, sipas tij, duhet të qëndrojnë sa më larg pushtetit, sa më gjatë të jetë e mundur. “Teza ime është që këta njerëz të mos jenë kurrë në pushtet”, shtoi ai.

Trifonov tha se rreth një muaj më parë iu bë e qartë se koalicioni nuk ka të ardhme. “Kjo ishte rreth një muaj më parë. Ai (Kiril Petkov) nuk pushoi së tentuari të na kapërcejë për rastin me Republikën e Maqedonisë Veriore”, tha lideri i ITN-së.

Slavi Trifonov gjatë bisedës përsëriti se ITN po largohet nga koalicioni për shkak të RMV.

“Derisa Maqedonia t’i pranojë bullgarët në Kushtetutën e saj dhe të respektojë Traktatin e vitit 2017, nëse varet nga unë, negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk do të fillojnë. Kështu mendoj unë”, tha Trifonov.

Sipas kreut të partisë, deputetët e “Ka popull të tillë” janë të ndershëm dhe besnikë dhe nuk do të shkëputen nga grupi.

 

Të fundit