E shtunë, 27 Korrik, 2024

Xhezairi: e SHBA të interesuara për heqjen e vetos bullgare

Seladin Xhezahiri nga Instituti Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal thotë se diplomacinë amerikane po përpiqet që të zgjidhë ngërçin mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut sa i takon integrimit në BE.

Xhazahiri thotë se edhe zhvillimet e fundit në politikën e brendshme bullgare i sheh të ndikuar nga ndërhyrja e SHBA.

Analisti thotë se edhe Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi ka paralajmëruar se mund të ketë lajme të mira më 23 maj.

Sipas tij, nisja e negociatave me RMV është në interes edhe të presidentit francez, Macron, i cili sapo ka nisur mandatin e dytë.

“Nisja e bisedimeve me RMV është një arsye më shumë për Macron që në fillim të mandatit të shënoi një sukses”, tha ai.

Seladin Xhezahiri shtoi se e sheh shumë të vështirë që shumica qeverisëse në RMV të arrijë 84 vota në parlament për të ndryshuar Kushtetutën dhe përfshirë bullgarët si pakicë.

Të fundit