E premte, 26 Korrik, 2024

SOFJE: BIE QEVERIA BULLGARE!?

Lideri i partisë politike bullgare “Ka një popull të tillë”, Slavi Trifonov,  ka paraljmëruar për mediat në Sofje se po i tërheq ministrat e saj në qeveri. “Po i jap fund këtij koalicioni dhe agonisë”, tha Trifonov duke sqaruar edhe motivet: “Ka dy arsye pse ky koalicion nuk po funksionon dhe pse ne nuk e kemi vendin në të – Maqedonia e Veriut dhe fakti  se nuk ka më para në shtet”,- tha Trifonov.

KDP

Ministrja e Jashtme bullgare Teodora Gençovska deklaroi  sot se do të japë dorëheqjen pasi që ka mësuar se kryeministri Kiril Petkov po zhvillonte bisedime me diplomatët evropianë për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

Gençovska tha për BTV se do të dorëzojë dorëheqjen në Kuvend gjatë ditës, sepse nuk e di nëse do të marrë pjesë në takimin e ardhshëm me kancelarin gjerman Olaf Scholz, i cili të shtunën do të vizitojë Shkupin dhe Sofjen.

Gençovska shtoi se ka të dhëna nga takimet e kryeministrit Kiril Petkov me diplomatët evropianë për temën e Maqedonisë së Veriut. Ajo theksoi se nga çdo takim ka pasur transkripta, me shkallë të ndryshme të konfidencialitetit dhe shtoi se ajo personalisht nuk ka marrë pjesë në të gjitha takimet që Petkov ka pasur me diplomatët evropianë.

“Unë nuk kam marrë pjesë në të gjitha bisedimet e Petkovit me diplomatët, por në bisedat tona me zyrtarët e BE-së, institucionet na informuan se kishte sinjale të tjera,” tha Gençovska kur u pyet nëse i kishte parë regjistrimet e atyre takimeve në të cilat Petkov kërkonte  anashkalimin e vetos.

Ajo theksoi se ato të dhëna janë të kohëve të fundit dhe janë klasifikuar si konfidenciale, dhe e pyetur nëse ka presion ndaj Sofjes për heqjen e vetos, ajo tha se presioni ishte më i madh në janar dhe shkurt, por se ata e kanë deklaruar qëndrimin e tyre që nga dita e parë dhe tani, siç tha ajo, partnerët evropianë kishin mirëkuptim për ta.

Në të njëjtën kohë, lideri i partisë politike bullgare “Ka një popull të tillë”, Slavi Trifonov,  ka paraljmëruar për mediat në Sofje se po i tërheq ministrat e saj në qeveri. “Po i jap fund këtij koalicioni dhe agonisë”, tha Trifonov duke sqaruar edhe motivet: “Ka dy arsye pse ky koalicion nuk po funksionon dhe pse ne nuk e kemi vendin në të – Maqedonia e Veriut dhe fakti  se nuk ka më para në shtet”,- tha Trifonov.

Ai shtoi se Kryeministri ka edhe një ministër të Punëve të Jashtme që,sipas tij, është këshilltarja e Petkovit, Vesela Çerneva.

“Sa i përket buxhetit, Asen Vasilev, prej se është ministër i Financave, miliarda leva po fluturojnë lart e poshtë në shtet dhe këto janë paratë tona”, – citon REL  të ketë thënë Trifonov . Po, sipas tij, nuk është e qartë se për çfarë është shpenzuar shuma më e madhe në historinë e Bullgarisë – 9 miliardë leva në nëntë ditë në dhjetor të viti 2021.

Kryeministri bullgar Kiril Petkov parlajmëroi se do të drejtojë një qeveri të pakicës në vend  se “të lejojë që t’ia lidhin duart”. “Jemi të përgatitur për një qeveri të pakicës, por nuk do të shpenzojmë asnjë lev pa mbikëqyrje,” tha ai.

Koalicioni qeverisës në Bullgari përbëhet nga katër parti: Grupimin ‘Vazhdojmë ndryshimet’, Partinë Socialiste Bullgare, ‘Ka një popull të tillë dhe Bullgaria Demokratike.

Mazhoranca aktuale  ka 134 deputetë në parlamentin bullgar prej 240 anëtarësh. Pa 25 deputetët e ‘Ka një popull i tillë’, koalicioni qeverisës mbetet pa shumicë parlamentare.

Parlamenti bullgar ka 240 deputetë, 67 prej të cilëve janë nga partia e Petkovit “Vazhdojmë me ndryshimin” dhe 16 nga Bullgaria Demokratike. Këto dy parti janë pjesë e koalicionit qeverisës, që kanë qëndrim më të butë për zhbllokimin e integrimeve evropiane të Maqedonisë.

BSP dhe “Ka një popull të tillë”, prej nga vjen Gençovska, janë dy partitë tjera në koalicionin qeverisës, të cilat kanë qëndrim si ai i presidentit bullgar Rumen Radev, se vetoja nuk duhet të hiqet derisa Maqedonia e Veriut të plotësojë kushtet. BSP ka 26 deputetë dhe “Ka një popull të tillë” ka 25 deputetë.

Të fundit