E enjte, 12 Dhjetor, 2024

ANGELA MERKEL DËNON ‘LUFTËN BARBARE’ NË UKRAINË

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, në fjalimin e saj të parë publik këtë vit, mbështeti punën e qeverisë gjermane, BE-së, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s dhe të tjerëve, me qëllim që t’i jepet ‘luftës barbare’ në Ukrainë, – transmeton KDP.

‘Solidariteti im shkon për Ukrainën, e cila u sulmua nga Rusia, me mbështetje për të drejtën e tyre për vetëmbrojtje,’– tha Merkel në Berlin.

BBC rikujton se ish-kancelarja e cila u tërhoq nga pushteti në fund të vitit 2021,më herët është kritikuar për shkak të përpjekjeve për të bashkëpunuar me presidentin rus Vladimir Putin gjatë mandatit të saj 16-vjeçar, veçanërisht për pranimin e gazsjellësit North Stream 2.

Këtë projekt përfundimisht e ndërpreu pasardhësi i saj, Olaf Scholz, dy ditë para fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, që nisi më 24 shkurt, – transmeton KDP.

Të fundit