E premte, 26 Korrik, 2024

AKADEMIK BEXHETI RIZGJIDHET REKTOR I UEJL

Bordi i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), në mbledhjen e mbajtur sot, ia dha besimin sërish Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexhetit, që në tre vitet e ardhshme ta drejtojë Universitetin, raporton KDP.

Rektori u zgjodh nëpërmjet votimit të fshehtë dhe me një shumicë të numrit të përgjithshëm të votave të anëtarëve të Bordit, ndërsa procedura zgjedhore u realizua në përputhje me Statutin e UEJL-së.

Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, do ta udhëheq edhe për tre vite UEJL-në, pas një mandati të parë katërvjeçar. Ky mandat u vlerësua shumë i suksesshëm, edhe pse periudha në të cilën u zgjodh rektor ishte shumë sfiduese, me trende rënëse në të gjitha aspektet të zhvillimit shoqëror.

Në drejtimin e Bexhetit UEJL ishte universiteti i vetëm në vend dhe rajon që në vitin akademik 2020-21, kur ndodhi pandemia me COVID-19, ka shënuar rritje në numrin e përgjithshëm të studentëve. Kjo rritje është vlerësuar si shumë e rëndësishme pasi vjen në kohën kur të gjitha trendët janë rrenëse, si ato demografike, emigracionit rritës dhe preferencës rritëse për të studiuar jashtë.

Të fundit