E premte, 26 Korrik, 2024

QYTETARËT ANKOHEN PËR ÇMIMET, QEVERIA PARALAJMËRON MASA TJERA ANTIKRIZË

Pas përfundimit të masave antikrizë, çmimet e produkteve bazë ushqimore, por edhe të derivateve të naftës kanë shënuar rritje. Qytetarët ankohen për çmimet, ndërkohë që theksojnë se kjo situatë është e papërballueshme për ta. Ndërkohë rritja e çmimeve ka përplasur edhe partitë në kuvend me akuza ndaj njëra- tjetrës. Opozita ka propozuar ligj me të cilin do të parandalohej rritja e çmimeve për produktet bazë ushqimore, ndërkohë që qeveria ka paralajmëruar masa tjera antikrizë.  

Shkruan: Eljesa Dervishi

Pas skadimit të afatit për “ngrirje” të çmimeve për produkte bazë ushqimore në kohe krize ekonomike parlajmërohet në vazhdimësi një valë e re shtrejntimesh. Një pjesë e masave antikrizë prej sot nuk vlejnë më. Produktet ushqimore bazë më nuk do të shiten me zero për qind TVSH, andaj vaji për gatim, mielli, sheqeri, buka dhe vezët nga sot shiten me çmim të ri të rritur. Vaji, i cili deri më tani shihej me çmim prej 135 denarëve, tani mund të gjendet nga 156 deri në 163 denarë, ndërsa çmimi i ri i miellit tip 400 tani lëvizë nga 44 deri në 58 denarë. Sheqeri shitet nga 55 deri 60 denarë, ndërsa paketimi prej 10 vezëve me çmim nga 90 deri në 110 denarë. Çmime më të larta ka tek buka dhe orizi.

Për shkak të rritjeve të çmimeve, qytetarët shprehen shumë të shqetësuar, sepse dita- ditës çmimet po rriten ndërsa të ardhurat e qytetarëve janë shum të ulta. Një  qytetar shpehet se nga situatat e rritjes së çmimeve çdo ditë nuk do të kemi mundësinë të blejmë as edhe bukën e gojës.

Gjitashtu, skadon masa qeveritare anti-krizë, ku gjatë periudhës tremujpre ishin ulur çmimet e derivateve, akciza dhe TVSH-ja. Janë rritur ndërkohë edhe çmimet e karburanteve. Çmimi i Eurosuper BS-95 dhe i dizelit është rritur  për 9 denarë për litë, ndërsa i Eurosuper BS-98 për 9,5 denarë për litër. Për 8,5 denarë për litër më shtrenjt është edhe Ekstra vaji i lehtë për amvisëri. Sipas çmimeve të reja, Eurosuper BS-95 shitet për 104 denarë,  Eurosuper BS-98 për 106,5 denarë për litër, dizeli për 95 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri 93 denarë.

Ndërkohë, opozita ka propozuar ndryshime ligjore me të cilët produktet ushqimore do të liroheshin nga TVSH-ja, kurse TVSH-ja për derivatet, deri në fund të vitit, të jetë 5 përiqind.

“Të miraohet urgjentisht ky ligj që do të parandalojë rritje shtesë të çmimeve të produkteve themelore të ushqimit për këtë shkak kërkojmë nga deputetët e shumicës të punojnë në interes të qytetarëve e jo të elitës qeveritare”, tha Bojan Stojanoski nga VMRO-DPMNE.

Ndërkohë, përplasjet rreth rritjes së çmimeve janë reflektuar edhe në parlament mes partive politike.

Shumica e deputetëve të VMRO-DPMNE-së opozitare, fokusin e vendosën në çmimet e larta me të cilat ballafaqohen prej sot, qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

”Sot është dita më e madhe kolegë të pushtetit, pasi sot i kemi rritjet më të mëdha të çmimeve, prej sot një litër vaj kushton sa taksa e hequr e radio-difuzionit, sot një litër benzinë tashmë nuk shitet sikur në dyqanet gjithçka për 99 denarë, sepse sot një litër benzinë është mbi 100 denarë, sot kolegët e shumicës parlamentare heshtin ndaj këtyre shtrenjtimeve, heshtin pasiqë i vetmi projekt i premtuar dhe i realizuar mbeti heqja e taksës radiodifuzive” , tha Dafina Stojanovska nga VMRO-DPMNE.

Nga ana tjetër deputeti i LSDM-së Nenad Kociq, akuzoi VMRO-DPMNE-në se vetëm aktron keqardhje, duke kërkuar që siç tha ai, të kthehen paratë që janë vjedhur nga populli dhe të njëjtat menjëherë do të shërbenin për ndihmë të shtetit në këtë gjendje në të cilën ndodhet.

“Dy vite praktikisht ju bëtë si servilë lidhur me krizën me koronavirusin, aktronit keqardhje ndërsa silleshit me servilosje , po, gjithashtu aktruat keqardhje për gjendjen në të cilën ndodhet vendo , pas dite organizonit mbledhje nëpërmjet të cilave shpërndahej korona, kjo ishte fytyra e vërtetë e VMRO-DPMNE-së gjatë kohës së pandemisë”, tha Kociq.

Ndërkohë nga ekzekutivi thonë se së shpejti do të propozojnë masa të reja shtesë anti-krizë. Qeveria me rebalancin e ri të buxhetit, vazhdon me kujdesin e madh ndaj qytetarëve dhe në kohë sa më të shkurtër do të del me masa kundër krizës që do të jenë të synuara, siç janë rekomandimet e fundit të institucioneve financiare ndërkombëtare, FMN dhe Banka Botërore, BE dhe publiku ekspert. Kjo do të thotë se ato do të orientohen drejt kategorive të cenueshme të qytetarëve dhe ekonomisë, drejt atyre që kanë më shumë nevojë”, thuhet mes tjerash në kumtesën e Qeverisë.

Parlamenti në mars të këtij viti miratoi plotësimin e Ligjit për akcizat, ku u propozua që të llogaritet rritja shtesë e akcizës për derivatet e naftës varësisht nga lartësia e ngritjes së çmimit të tyre në bursat botërore.

Bëhet fjalë vetëm për njërën nga masat për mbrojtjen e standartit jetësore dhe likuiditetit të kompanive. Uljet e çmimeve të derivateve të naftës dolën nga masat e uljes së shkallës së TVSH-së nga 18% në 10%.

Të fundit