E shtunë, 27 Korrik, 2024

KAMBERI: DO TË KËRKOJMË PËRSËRITJEN E VOTIMIT NË TËRNOC TË MADH

Koalicioni i Shqiptarëve në Luginën e Preshevës ka bërë të ditur se do të kërkojë anulimin e votimit të së premtes, të përsëritur, për deputet në një vendvotim në fshatin Tërnoc.  KDP transmeton se lajmin për këtë e ka konfirmuar për median në Serbi, kandidati për deputet Shaip Kamberi. Afati për ankimim në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve skadon sonte në mesnatë.

Në zgjedhjet e përsëritura ngadhnjeu, me një diferencë prej tetë votash, kandidati i Partisë Socialiste Serbisë, ndërsa Shaip Kamberi fitoi 598 vota. Anëtarët e këshillit zgjedhor – përfaqësues të Koalicionit të Shqiptarëve kishin insistuar që në procesverbalin mbi votimin të regjistruhen vërejtjet e tyre  lidhur me votimin jashtë vendvotimit. Sipas tyre, raporton media serbe, koalicionit shqiptar nuk iu njohën tetë vota: Ato u cilësuan si të pavlefshme, ndonëse dukej ashiqare se në to ishte rrethuar numri 16 me të cilin Koalicioni i Shqiptarëve hyri në garat parlamentare.

Shaip Kamberi më herët saktësoi: “598 vota i kemi marrë, për 13 vota nuk e arrijmë mandatin, sepse 6 vota ka marrë SPS dhe 10 të tjera janë të pavlefshme,”- ka thënë Kamberi për Gazetën Express  të Prishtinës.

Sipas raportimeve, në vendvotimin në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” të Tërnocit të Madh kishin votuar 618 nga 1050 votues të regjistruar.

KDP rikujton se nuk pati ndonjë marrëveshje ndërmjet partive politike shqiptar në Luginën e Presheves për dalje të përbashkët në zgjedhje dhe kjo bëri që përfaqësimi i shqiptarëve në legjislaturën e re parlamentare serbe të vëhet në pikëpyetje.

Të fundit