E shtunë, 27 Korrik, 2024

KRIZA EKONOMIKE GLOBALE, RISHIKIMI I BUXHETIT I DOMOSDOSHËM

Ekspertë të ekonomisë theksojnë se në rrethanat aktuale të një krize globale ekonomike, pas agresionit rus në Ukrainë, rishikimi i buxhetit ishte i domosdoshëm. Sipas tyre, ndihma e njëhershme që iu jepet qytetarëve nuk ka dhënë rezultatet e pritura, ndërkohë që vlerësojnë se buxheti më tepër duhet të orientohet në investime kapitale. Qeveria tashmë ka miratuar rishikimin e buxhetit. Në buxhetin e ri janë paraparë 76 milion euro për ndihmë ndaj qytetarëve për ta tejkaluar krizën.

Shkruan: Gentuar Ismaili

Ndërkohë që janë shfaqur realitete të reja dhe kontekste tjera, ekspertë të ekonomisë kishin sugjeruar që qeveria e Maqedonisë së Veriut të kalonte në projeksione tjera ekonomike, të cilat nënkuptonin shkurtime për shpenzime që për këtë kohë krize duken të panevojshme. Qeveria tashmë ka miratuar rishikimin e buxhetit. Në buxhetin e ri janë paraparë 76 milion euro për ndihmë ndaj qytetarëve, për ta tejkaluar krizën.

Njohësi i rrethanave ekonomike Arben Halili thotë se e mirëpret iniciativën e Qeverisë për rishikimin e buxhetit,  po ka pritur rialokimi i mjeteve të shkojë në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë.

“Personalisht ndaj bindjen se rishikimi i buxhetit është një nevojë e patjetërsuesheme, nisur së pari nga faktori i krizës ekonomike ta qujmë globale,e përfshirë këtu me theks të veçantë ndërhyrjen ushtarake të Rusisë ne Ukrainë, gjë që u reflektua në rritjen e çmimeve në përgjithësi e çmimet e konsumit të gjërë në veçanti. Në këtë drejtim edhe ky rishikim nuk dallon nga përvoja e viteteve të kaluara dhe si i tillë i njejtë pas kalimit të filtrit qeveritar tani duhet të aprovohet edhe në Kuvend”, theksoi Halili.

Ai poashtu vlerëson masën e paralajëmruar për ndihmën e qytetarëve, por shton se efekti i masava të njëhershme nuk jep rezultat.

“Çdo hap konkret për të ndihmuar qytetarët duhet vlerësuar, megjithatë efekti i masave të njëhershme për të ndihmuar qytetarët nuk kanë dhënë rezultat. Ndaj bindjen se në kushtet e çfarëdo krize mjetet buxhetore kryesisht duhet të shfrytëzohen për ivestime kapitale. Nga ana tjetër, sistemi shëndetësorë dhe ai i arsimit është nevojë e patjetërsueshme të shfrytëzimit sa më produktiv të fondeve financiare”, thekson Halili.

Ndërkaq, shërbimi qeveritar për media ka thekuar se të hyrat e përgjithshme me rishikimin, janë planifikuar në nivel prej 245.8 miliardë denarë, ose 2.9 përqind më të lartë, krahasuar me projeksionet fillestare të buxhetit.

“Përkrahje finaciare shtesë 4.7 miliard denarë është projektuar për mbrotjen e standardit të qytetarëve dhe likuiditetit të kompanive në kushtet e vazhdimit të krizës në tregun botëror të energjensave dhe produkteve primare”.

Ndryshe, borxhi publik në vend është rreth 60 përqind, në ndërkohë që inflacioni është 8,8 përqind.

Të fundit