E premte, 26 Korrik, 2024

KONTESTI ME BULLGARINË, AKUZA PËR “LËSHIME” DHE “TAKIME TË FSHEHTA”

Dy partitë më të mëdha maqedonase, VMRO-DPMNE dhe LSDM janë përplasur mbi kontesti me Bullgarinë fqinje, duke akuzuar njëra-tjetrën për lëshime ndaj palës bullgare si dhe për “takime” më përfaqësues të shoqatave bullgare në vend. Ndërkohë, analistët vlerësojnë se deri më tani Maqedonia e Veriut nuk ka humbur asgjë si shtet. Sipas tyre, mbetet shumë e rëndësishme të vazhdohet drejt cilësisë së dialogut në vend të zgjidhjes së shpejtë të çështjes ne Bullgarinë.


Shkruan: Enis Shaqiri

VMRO-DPMNE-ja e Hristijan Mickovski-t nëpërmjet një komunikate në lidhje me kontestin Shkup – Sofje, kanë deklaruar se kërkesat e Bullgarisë nuk guxojnë të bëhen pjesë e kornizës negociuese.
Kjo parti ka kërkuar nga kryeministri aktual, Dimitar Kovaçevski, që të shprehet lirshëm dhe të tregojë nëse eventualisht pushteti ka hequr dorë nga figura historike e Goce Dellcevit.

Kërkesat bullgare për vënien e ultimatumeve dhe shantazheve të tyre në kornizën negociuese, që vendi duhet ta realizojë gjatë hyrjes në BE, paraqesin bllokim të Maqedonisë dhe mundësi që Bullgaria të kërkojë lëshime të reja kur të dëshirojë, kurse këtë ta arsyetojë si obligim për hyrje në BE. Kovaçevski të mos hesht dhe të tregojë nëse ka miratuar heqjen dorë nga Goce Dellçevi”, thuhet në komunikatën e VMRO-DMPNE-së.
Ndryshe, opozita thotë se nuk do të mbështesin në Kuvend kërkesat bullgare në kornizën negociuese.
Ndërkaq, problemi me veton bullgare ka krijuar opinione të ndara mes analistëve vendor dhe historianëve bullgarë.

Analisti Petar Arsovski tha se Maqedonia e Veriut ende nuk humbur asgjë si shtet. Por, sipas tij, shumë e rëndësishme është të vazhdohet drejt cilësisë së dialogut në vend të zgjidhjes së shpejtë të çështjes ne Bullgarinë.
Nga ana tjetër analisti politik dhe profesori Mersel Bilalli beson se negociatat mes dy vendeve nuk duhet të vazhdojnë fare nëse Bullgaria nuk heq veton për fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në në qershor.
Ekspertët bullgarë apelojnë deri tek qeveria bullgare, që kryeministri aktual Kiril Petkov, assesi nuk duhet të bëjë lëshime ndaj Maqedonisë së Veriut.

Dallimet mes qëndrimeve të dy delegacioneve të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në Romë më 24 maj, është një traditë e vjetër dhe tashmë e njohur. E njëjta gjë ka ndodhur në kohën e Jugosllavisë. Bullgaria nuk duhet të bëjë lëshime ndaj Maqedonisë së Veriut sepse nuk ka asnjë arsye për ta bërë këtë. Nëse bëjmë lëshime do të thotë se jemi dakord me gjuhën e tyre të urrejtjes që na vërshon çdo ditë”, thuhet në deklaratën e historianit bullgar, Hristo Matanov

Në lidhje me deklaratën e partisë opozitare “VMRO-DPMNE”, socialdemokratët kanë theksuar se, Hristijan Mickoski duhet të sqarojë se çfarë ka dakorduar me kryetarët dhe themeluesit e shoqatave bullgare në vend, duke shtuar se ditëve të fundit në opinion po qarkullojnë fotografi, siç thonë ata, të themeluesve të klubit “Vanço Mihajllov me kryetarin Mickoski dhe funksionarë të lartë të VMRO-DPMNE-së.

Këtyre ditëve, në opinion janë publikuar fotografi ku Mickoski në një Manastir është fotografuar me Kryetarin e Shoqatës “Mbreti Boris i Tretë”. Cili ka qenë qëllimi i këtyre takimeve, këtë duhet ta thotë Mickoski, e jo të fshihet pas komunikatave nga Pallati i Bardhë”, kanë theksuar nga LSDM.

Të fundit