E shtunë, 27 Korrik, 2024

FRIKA NË PALCË

Pse Vuçiq u frikësua aq sa krahasoi luftën e Rusisë kundër Ukrainës me 1944? Kjo është pyetja kryesore…Si të vendosë sanksione kundër Rusisë kur ajo kërcënon me sanksionet e saj; tashmë dy herë është përmendur se Republikat e Luganskut dhe Donjeckut janë rast i njëjtë sikurse Kosova, gjë që nga larg implikon se Rusia do ta njohë Kosovën. Ndërsa Vuçiqi nuk duhet ta lëshojë Kosovën, sepse ajo është një obsesion serb dhe një amanet i përjetshëm. Në botën reale, Kosova kaherë nuk është serbe; ishte 600 vjet më parë, por obsesioni bëhet realitet për nevojat e mbetjes në pushtet…

Shkruan: VESNA PESHIQ

Pyes veten se si në periudhën e pasluftës, pa rusët dhe BE-në, ishte e mundur të siguroheshin artikujt elementar ushqimor dhe disa rroba e këpucë për banorët e Jugosllavisë. Në fakt, nuk kishte shumë për të zgjedhur dhe është fakt se konsumoheshin vezë-pluhur dhe fasule të ëmbla nga paketat amerikane. Kur nuk kishte paketa, në tryezë nuk mbetej shumë: ha atë që është në sofër. Por kjo nuk zgjati shumë, filluan të hapeshin delikatesat, u shfaqën portokallët e bananet, proshuta dhe produkte të tjera dhe natyrisht kishim tregjet tona, ndaj ushqimi për shumicën nuk ishte më problemi kryesor. Në fillim të viteve 60-ta, njerëzit ia mësynë Triestes për të blerë mantela dhe tesha të tjera, po ashtu u paraqit edhe ‘fiqa’ rreth së cilës pronari krenar qëndronte për një kohë të në mënyrë që fqinjët ta shihnin sa larg kishte shkuar. Nisi të punojë Beko me prodhimin e rrobave, pastaj fabrika e këpucëve në Vranjë. Kur isha në Pragë me një delegacion parlamentar, nikoqirët çek na treguan se si, kur erdhën këpucët e Ledës, qëndronin në radhë nga ora pesë e mëngjesit.

Unë nuk do t’ju kthehesha këtyre rrëfimeve të pasluftës këtyre historive të pasluftës, sikur Presidenti të mos priste dje Patriarkun dhe priftërinjtë për t’u ankuar sesi tek ne ësht tmerrësisht keq si më 1944. Dhe ajo ishte ende kohë lufte, e luftës më të tmerrshme në histori. Vallë, kemi arritur deri aty sa të jemi në kohën e 1944-tës? Në Serbi nuk janë në vepër tmerret e luftës sikurse në Ukrainë për shkak të agresionit rus që po vazhdon prej dy muajsh e gjysmë.

Ka disa ngjashmëri me luftërat në fqinjësinë tonë, në Kroaci dhe veçanërisht në BeH, me qëllimin e udhëheqjes serbe që me shembjen e Jugosllavisë të bëhet  Serbia e Madhe. Dhe kjo me angazhimin personal të Sheshelit dhe Vuçiqit, popullit, të intelektualëve, përfshirë edhe priftërinjtë – të gjithë nën udhëheqjen e Slobodan Milosheviqit. Po, ishte vështirë kur më 1992 iu shqiptuan Serbisë sanksionet e OKB-së për shkak të sulmit kundër BeH. Për këtë rezolutë voti edhe Rusia. Për këto sanksione flitet sikur Serbisë i ranë nga qielli, për shkak të vullnetit të mbrapsh të dikujt, “të paprovokuar nga asgjë dhe të pamerituar”. Vuçiqit edhe sot thotë se “morëm bomba ndonëse ndonëse askënd asnjëherë nuk e kemi sulmuar”.

Çështja e historisë sonë të re dhe fatkeqe nuk është sqaruar, nuk është shqyrtuar se kush çfarë ka dashur dhe çfarë ka bërë, ndaj objektivat serbe mbijetuan. Pritet një moment më i përshtatshëm dhe deri atëherë janë përforcuar autokracia dhe stabilokracia.

Pse Vuçiç u frikësua aq sa  krahasoi luftën e Rusisë kundër Ukrainës me 1944? Kjo është pyetja kryesore. Publiku ynë nuk e di se çfarë dhe sa e kërcënuan zyrtarët e lartë të Gjermanisë, ndërsa edhe ata të tjerët nga lindja kanë kërcënimet e veta. Nëse nuk harmonizohet me BE-në dhe nuk vendos sanksione kundër Rusisë, BE-ja thjesht do ta lërë Serbinë të merret me vetëveten. Luftërat i janë të ndaluara dhe kjo dihet mirë, e ka përjetuar. Tani është me të vërtetë e mbërthyer në darë. Si të vendosë sanksione kundër Rusisë kur ajo kërcënon me sanksionet e saj; tashmë dy herë është përmendur se Republikat e Luganskut dhe Donjeckut janë rast i njëjtë sikurse Kosova, gjë që nga larg implikon se Rusia do ta njohë Kosovën. Ndërsa Vuçiqi nuk duhet ta lëshojë Kosovën, sepse ajo është një obsesion serb dhe një amanet i përjetshëm. Në botën reale, Kosova kaherë nuk është serbe; ishte 600 vjet më parë, por obsesioni bëhet realitet për nevojat e mbetjes në pushtet. Vuçiq është në një frikë paniku se do të humbasë pushtetin dhe shikuar në përgjithësi do të humbasë gjithçka – BE-në nga e cila jetojmë në masën më të madhe dhe Kosovën si një mit obsesiv serb. Por për të, pushteti është mbi BE-në dhe Kosovën, të cilat  deri para disa vjetësh i ndante tinëz. Çështja e pushtetit është në qendër të frikës së Aleksandër Vuçiqit. Tani ai është mbështetur për muri, nuk ka asnjë kartë në mëngë, dhe kjo e rrëzon si një sëmundje që do të infektonte mbarë popullin, në mënyrë që frika e tij të bëhet një frikë e përgjithshme. E fshehur dhe e padukshme, që të mos dyshohet se ka lidhje me alarmet për bomba nëpër shkolla dhe institucione.

Së këndejmi, kërcënimi me bomba, të cilin në mënyrë implicite e vuri në dukje  Sofija Mandiq. Ajo citoi Ana Bërnabiqin e cila akuzoi vendet perëndimore se kërcënohen me bomba (të rreshme) për ta detyruar Serbinë të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Sa naive dhe e marrë është kjo: von der Layen dhe nëpunësit e saj ulen pranë telefonit dhe raportojnë qindra herë se ku janë fshehur bombat, vetëm sa nuk shpërthejnë.

Kur ministri i Arsimit, Ruzhiq tha se qindra raportime për bomba të rrejshme u paraqitën bash në kohën e konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës, dhe më parë nuk kishte, morëm konfirmimin se bombat false ishin të lidhura me atë luftë. Nuk u deklarua, sikurse Bërnabiq, se kush vendosi të përhapë frikë. Nuk e bëri këtë sepse është më i zgjuar se Bërnabiqi dhe më larg Vuçiqit, por dëshironte që edhe atij t’i dëgjohej zëri, ndoshta me oportunizëm, e mbase edhe të orientojë përhapjen e frikës në adresën e vërtetë, tek ai që merr goditje nga të dyja palët dhe jeton në panik nga humbja e paimagjinueshme e pushtetit personal.

P.S.

Presidenti në frikën dhe dilemat e tij, harroi se ekziston një parlament që do të duhet të jetë i gatshëm që në emër të qytetarëve që përfaqëson jo vetëm të informohet për situatën aktuale, por edhe të vendosë për të. Në vend që në atë vend të paraqesë vështirësitë e veta shtetërore, ai i ndanë ato me Patriarkanën. Në fakt, nuk ka Kuvend, edhe pse zgjedhjet kaherë janë mbajtur dhe ka mundur të konstituohet. Sikur ky institucion më i lartë i pushtetit të ishte i panevojshëm, ndërkohë që formimi i tij zvarritet nga “parregullsi” të provokuara qëllimisht. Nga zgjedhjet kanë kaluar gati dy muaj dhe pushteti kinse akoma po i zgjidhë konfliktet zgjedhore të cilave nuk po iu shihet fundi. Parlamenti për këtë pushtet  është me të vërtetë vrima e fundit në fyell. Në fakt, ai po na porosit se nuk ka nevojë për parlament dhe qeveri. Nëse vazhdon të vonojë formimin e tyre, kjo  do të mund të konsiderohet një grusht shteti kacavarës./Pecanik.net/

 

Të fundit