E enjte, 18 Prill, 2024

TRENDI I IKJES SË TË RINJVE, MUNGESA E PERSPEKTIVËS DHE STRATEGJISË GJITHËPËRFSHIRËSE

Sipas një ankete të realizuar nga Agjencia për Rini dhe Sport e Maqedonisë së Veriut, çdo i treti i ri do që ta lëshojë vendin pas mbarimit të shkollimit. Nga kjo agjenci theksojnë se tashmë po punojnë në një strategji të re për parandalimin e largimit të të rinjve. Aktivistë të rinj theksojnë se shteti duhet të bëjë shumë më tepër për ta paradaluar ikjen . Ata janë kundër largimit, por në të njëjtën kohë theksojnë mungesën e perspektivës që e stimulon këtë fenomen. Sipas tyre, duhet të krijohet një mjedis tjetër për perpektivën e të rinjve dhe shteti në këtë drejtim duhet të jetë shumë më i angazhuar.

Shkruan: Gentuar Ismaili

Ikja e të rinjve mbetet një fenomen shqetësues. Ky trend është shënuar edhe në anketën më të fundit të Agjencisë për Rini dhe Sport. Një numër i madh i të rinjve dëshirojnë ta lëshojnë vendin pas shkollimit. Shkaqet e këtij trendi mbeten të shumta, por mungesa e perspektvës dhe shanseve të barabarta shihet si një faktor kryesor për largimin e të rinjve.

Sipas një ankete të realizuar nga Agjencia për Rini dhe Sport në RMV, e realizuar nga periudha janar-mars 2022,  çdo i treti i ri do që ta lëshojë vendin pas mbarimit të shkollimit. Si arsye kryesore llogarriten, mos pasja e mundësive të barabarta, mungesa e meritokracisë, nepotizimi, mungesa e arsimit cilësorë në të gjitha nivelet etj.

Aktivistja e shoqërisë civile Elma Limani thekson se me zemër është kundër shpërnguljes nga vendi, por që për një të ardhme më të mirë për pasarëdhësit e saj do ishte detyruar që të emigroj për një jetë më të mirë dhe të sigurtë.

“Është e tmerrshme, por ne po përballemi çdo ditë me raste të tilla, çdo ditë përcjellim dikë dhe një ditë ndoshta dikush do na përcjelli neve. Sigurisht që me zemër jam kundër largimit, askush nuk do donte ta shoh vendin e vet në këtë derexhe, por kur do mendojmë më thellë me plotë dhimbje ndoshta jo për veten por për pasarëdhësit do e kisha marrë rrugën për mërgim. Sa i përket shkaqeve për largim nuk do doja të lidhesha direkt me politikën, por deshëm ose jo, janë faktori kryesor politikanët që nëpërmjet votës sonë marrin përgjegjësi nga ne për ta organizuar jetën në shoqëri, sipas ligjeve dhe shtetit modern. Shkaku tjetër është edhe ekonomia e pa zhvilluar nëpër shtetet që jetojmë, sigurimet shëndësore, pagat më të larta dhe për një jetë më të mirë e më të sigurtë”, thotë studentja Limani.

Ndërkohë që studenti i gazetarisë në UNT Jahja Abazi thekson se në vend se të pritet rend para ambasadave për të marrë një vizë, të mblidhen të gjithë të rinjtë para Qeverisë të protestojnë dhe të arrijmë standardin që e duam.

“Është e vërtetë që mendohen të largohen vendi dhe numri është më i madh sesa thuhet në këtë anketë. Unë personalisht jam kundër largimit nga vendi sepse unë jam për ndryshim. Të gjithë ata që kanë shkuar dhe shkojnë nëpër ambasada për të marr vizë, po të dalin para Qeverisë, ndryshimi do ishte i domosdoshëm dhe ky vend do bëhej më i mirë. Një ndër shkaqet kryesore sipas meje janë ekonomia dhe siguria, por duhet të anashkalohet mendimi që është bërë trend që të rinj të largohen nga vendlindja”, thotë Abazi.

Aktivisti Adem Sopaj shprehet kategorikisht kundër largimit, kurse mendon se për pushtetarët është koha e fundit për të dëgjuar zërin kritik të të rinjve.

“Është më se e vërtetë se të rinjtë në vendin tonë në dekadën e fundit, destinacionin e tyre e shohin ikjen nga vendi. Kategorikisht jam kundër, personalisht jam student i një univisiteti që më garanton që në vitin e parë të diplomimit të punësohemi si në sektorin publik dhe në atë privat, pra vij nga UEJL-ja. Të jemi i drejtëpërdrejtë ka nevojë të punohet në këtë drejtim dhe ne të rinjtë, të kemi bizneset tona dhe të kontribojmë për shoqërin tonë”.

Për të komentuar anketën e realizuar, kontaktuam Agjencinë për Rini dhe Sport. Ata bënë me dije se përgjatë hulumtimit, janë përdorur teknikat intervista një-në-një dhe fokus grupe, për mbledhje të të dhënave.

“Nga rezultatet e hulumtimit vihet re se 29.6% e të rinjve mendojnë se problemi më i madh është se nuk kanë mundësi të mjaftueshme për zhvillim dhe përparim të tyre, pasuar nga 20.5% të cilët theksojnë mungesën e aktiviteteve kulturore dhe sportive në vendbanimin e tyre. 12.3% e të rinjve janë përgjigjur se papunësia dhe/ose shkaqet ekonomike ndikon si problem, 11.2% mendojnë se problemi më i madh për ta është mungesa e mbështetjes mjedisore. Rreth 12.1% e të anketuarve nuk kanë patur përgjigje”, thanë nga Agjencia për KDP-në.

Më tej shtojnë se, fatkeqësisht, mund të thuhet se strategjia momentale rinore nuk përkon me realitetin e problematikave rinore, për këtë arsye kanë paraparë krijimin e një strategjie të re, ku së bashku me faktorin ndërkombëtar, sektorin civil, institucionet relevante dhe të rinjtë do të bëjnë më të mirën së bashku, për të qenë më afër nevojave të të rinjve në botëkuptimin institucional.

Të fundit