E shtunë, 27 Korrik, 2024

PROCEDURAT DHE KRITERET E ANËTARËSIMIT TË KOSOVËS NË KE

Ka një procedurë koncize për anëtarësim, ndërkohë sipas kritereve të kërkuara Kosova duhet të jetë një shtet i konsoliduar, me demokraci dhe sundim të ligjit, duhet të ketë barazi të plotë, t’iu sigurojë të gjithëve liri të shprehjes dhe të ketë media të lira dhe mundësi për të bashkëjetuar të gjithë komunitet. Kosova është shtet model në rajon sa i përket shoqërisë civile dhe lirisë së shprehjes dhe punës së medias. Sipas raportit të Freedom House, Kosova ka shënuar rritje në aspektin e demokracisë, kurse sipas raportit të Transparency International, sa i perket përceptimit të korrupsionit, ka shënuar rritje për disa vende më lartë.

Shkruan: Gentuar Ismaili

Republika e Kosovës zyrtarisht ka dorëzuar aplikimin për antarësim në Këshillin e Europës. Zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Puneve të Jashtme Donika Gërvalla me datë 12 maj 2022 e dorëzoi aplikacionin në zyrat e Këshillit të Europës në Strasburg. Zëvendës sekretari i KE-së më pas duhet ta kalojë tek Komiteti i Ministrave të Punëve të Jashtme, e pastaj ato e dërgojnë tek Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, kurse më pas ato e caktojnë një raportues dhe një komision mbikqyrës.  Raportuesi shkon në Kosovë dhe përcjell të gjitha kriteret që duhet t’i përmbush dhe ai raport duhet të votohet në Asamblenë Parlamentare. Në fund, nëse pranohet shkon në miratim tek Komiteti i Ministrave të Jashtme dhe miratohet me 2/3 e votave të përgjithshme.

Cilat janë kriteteret që duhet t’i përmbush Kosova për t’u bërë anëtare e plotëfuqishme?

Kosova duhet të jetë një shtet i konsoliduar, me demokraci dhe sundim të ligjit, duhet të ketë barazi të plotë, t’iu sigurojë të gjithëve liri të shprehjes dhe të ketë media të lira dhe mundësi për të bashkëjetuar të gjithë komunitet. Por, Kosova aktualisht është një shtet me demokraci liberale dhe ekonomi të tregut. Në Kosovë shumica e popullësisë është e re, (sipas Eurostadit mosha mesatare është 28 vjeçare), kurse është shtet model në rajon sa i përket shoqërisë civile dhe lirisë së shprehjes dhe punës së medias. Sipas raportit të Freedom House, Kosova ka shënuar rritje në aspektin e demokracisë, kurse sipas raportit të Transparency International, sa i perket përceptimit të korrupsionit, aty ka shënuar rritje për disa vende më lartë.

A duhet dhe a mundet Kosova të antarësohet në këtë organizatë?

Sa i përket pjesës së parë, Kosova është dashur që moti të antarësohet, kurse besohet që pas përjashtimit të Rusisë dhe mbështetjes së Gjermanisë dhe mundësisë së votimit me dy të tretat e votave dhe në vigjilje të krizës së sigurisë në Europë, Kosova i ka gjasat reale të antarësohet.

Për ta përfunduar këtë shkrim, do e citoj kryeministrin e Republikës së Kosovës, i cili thotë: Kosova gjeografikisht është pjesë e Europës, por që edhe politikisht do duhej të jetë në organizatat e saj”.

Të fundit