E shtunë, 27 Korrik, 2024

TARAVARI – NËNKRYETAR I I VETËM I ASH-SË

Arben Taravari do të jetë nënkryetari i vetëm i Aleancës për Shqiptarët (ASH), raporton kdpolitik.com.
Siç njoftohet zyrtarisht, Kryesia e partisë ka marrë këtë vendim mbrëmë, kur ka mbajtur mbledhjen e parë pas Kongresit të Dytë dhe mbledhjes së Kuvendit.
“Me ndryshimet e reja në organizimin partiak, Aleanca për Shqiptarët do të ketë vetëm një nënkryetar dhe anëtarët e kryesisë unanimisht vendosën që nënkryetar të zgjidhet Arben Taravari. Organet e tjera partiake do të zgjidhen gjatë mbledhjeve të ardhëshme të kryesisë”, thuhet në njoftimin partiak.
Emri i tij u lakua si kryetar i ASH-së, por u tërhoq nga gara në momentin kur lideri Ziadin Sela paralajmëroi se do të kandidojë edhe për një mandat katërvjeçar në krye të partisë.

Taravari aktualisht mban funksionin e kryetarit të komunës së Gostivarit, të cilin e mori në zgjedhjet lokale të vitit 2017 dhe u rizgjodh në vitin 2021.

Më 1 qershor 2017 u emërua Ministër i Shëndetësisë në qeverinë e Republikës së Maqedonisë, funksion të cilin e ushtroi deri më 31 tetor 2017.

Taravari është neurolog specialist me përvojë shumëvjeçare në Klinikën Universitare për sëmundje neurologjike në Shkup,

I lindur me 9 prill 1973 në Gostivar. Në vitin 1998 diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti “Shën Qirili dhe Metodi”  dhe në vitin 2006 përfundoi specializimin për neurologji në Klinikën Universitare të Neurologjisë . Specializimin e dytë për mjekësi familjare në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti “ Shën Qirili dhe Metodi”  e kreu në vitin 2011.

Në vitin 2011 mbrojti disertacionin e doktoraturës në fushën e sëmundjes së Parkinsonit, ndërsa prej vitit 2010 është ligjërues i rregullt në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universiteti “ Shën Qirili dhe Metodi”.

 

Të fundit