Ka ndërruar jetë legjenda e boksit kosovar, Xhevdet Peci. I ndjeri ka ndërruar jetë në SHBA. Peci, është boksier shqiptar, ish pjesëtar i KB Prishtina, disa herë ishte kampion i ish-Jugosllavisë.
Xhevdet Peci nga viti 1975 deri 1983 arriti ti fitoj pesë tituj ne konkurrencën ekipore dhe katër tituj në konkurrencën individuale në ish-Jugosllavi. Po në këto vite Peci arriti të fitoj edhe dy kampionate Ballkanike.
Pas katër muajve Peci vendos të kthehet në folenë e vjetër dhe bokson deri më vitin 1986 ku në Podgoricë të Malit të Zi pas një padrejtësie nga referi Serb ndaj tij e detyron Pecin që ta knock out-oj Referin në Ring dhe këtu Pecit i ndalohet boksimi përjetësisht dhe K.B.Prishtina dërgohet në ligën e dytë.
Rekordet e Xhevdet Pecit:
(1975 – 1983) – Katër here kampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencën individuale
(1975 – 1983) – Pesë here kampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencën ekipore
(1978) – Kampion Ballkanikë
(1981) – Kampion Ballkanikë për herë të dytë
(1999 – deri me sot ) – kryetar e këshillit profesional së federatës boksit të Kosovës. /Lajmi.net/