E shtunë, 27 Korrik, 2024

SHPORTA KONSUMATORE PËR ÇDO VIT “PESHON” MË TEPËR

Nga viti në vit shporta konsumatore shënon rritje. Pikërisht pragu i lartë e shportës konsumatorë ka rritur edhe numrin e qytetarëve, të cilët jetojnë në kufijtë e varfërisë. Në vitin 2020 në Maqedoninë e Veriut rreth 452 mijë qytetarë kanë jetuar në varfëri. Përderisa në vitin 2019 shporta konsumatore ka qenë 32 791 denarë, në shkurt të vitit 2022 shporta “peshon” 36.146 denarë

Shkruan: Gentuar Ismaili

Kriza ekonomike që po vazhdon e po zgjatë e ka vështirësuar shumë jetën dhe përditshmërinë e qytetarëve. Rritja e standardit të qytetarëve dhe rritja e vazhdueshme e çmimeve kanë sjellë shumë ndryshime. Në anën tjetër edhe të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikave treguan se rreth 452 000 qytetarë kanë jetuar në kufirin e varfërisë në vitin 2020 në Maqedoninë e Veriut. Shkalla e të varfërve në totalin e popullsisë është 21.8 për qind, që është një rritje në krahasim me vitin 2019, kur kjo përqindje ishte 21.6.

Për ilustrim, nëse analizojmë shportën konsumatore që publikohet çdo muaj nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, vërehet se harxhimet e një familje shkojnë duke u rritur.

Në janarin e  vitit 2020, vlera e shportës konsumatore ka qenë  32 791 denarë.  Në atë periudhë harxhimet më të mëdha ishin për ushqime dhe strehim, të cilat ishin mbi 13 000 dhe mbi 10 000 denarë.

Tabela: Janar 2020 (https://www.ssm.org.mk/mk/vrednosta-na-smk-za-januari-2020-godina-0 )

  1. Ushqime dhe pije                       13 669,40       denarë
  2. Strehim                                     10 431,06       denarë
  3. Higjienë                                       2 336,99       denarë
  4. Transport                                     2 425,29       denarë
  5. Veshmbathje                                2 155,47       denarë
  6. Kulturë                                        1 066,79        denarë
  7. Mirëmbajtje e shëndetit                   706,28        denarë

Gjithsej:                                         32 791,27       denarë

Krahasuar me të njëjtën periudhë, një vit më vonë, shihet se vlera e shportës konsumatore është rritur për rreth 1000 denarë, gjegjësisht 33  650, 26 denarë. Poashtu për rreth 1000 u rritën edhe harxhimet për ushqime dhe pijë.

Tabela: Janar 2021 ( https://www.ssm.org.mk/mk/vrednosta-na-smk-za-januari-2021-godina )

  1. Ushqime dhe pije              14 021,96            denarë
  2. Strehim                            10 817,34            denarë
  3. Higjienë                              2 375,68           denarë
  4. Transport                            2 483,93            denarë
  5. Veshmbathje                       2 157,25            denarë
  6. Kulturë                               1 067,86             denarë
  7. Mirëmbajtje e shëndetit          726,25             denarë

Gjithsej:                             33 650,26               denarë

Por, dallim më i madh u vërejt këtë vit, gjegjësisht janar 2022. Vlera e shportës konsumatore ka shkuar në 35 811, 00 denarë. Rritje kishte edhe tek pothuajse të gjitha harxhimet e qytetarëve.

Tabela: Janar 2022 (https://www.ssm.org.mk/mk/sindikalna-minimalna-koshnica-3 )

  1. Ushqime dhe pije                   15 317,93     denarë
  2. Strehim                                 11 447,24     denarë
  3. Higjienë                                  2 415,09      denarë
  4. Transport                                2 652,27       denarë
  5. Veshmbathje                           2 165,27       denarë
  6. Kulturë                                  1 067,86         denarë
  7. Mirëmbajtje e shëndetit             745,34         denarë

Gjithsej:                                    35 811,00       denarë

Por, bazuar në po të njëjtat të dhëna, dy vite më herët, në janarin e  vitit 2019 dhe 2018, niveli i shportës konsumatore, ka qenë pothuajse i pandryshuar. Kështu, në vitin, 2018, ishte 32 354,00 denarë, kurse në vitin 2019 ishte  32 761,00 denarë. Kurse këtë vit nga muaji janar në muajin shkurt, shporta konsumatore është rritur për rreth 1000 denarë, gjegjësisht nga  35. 811,00 në 36.146,00 denarë.

Të fundit