E shtunë, 27 Korrik, 2024

ÇKA DO TË SJELLË BLLOKADA E VMRO-SË?

Shkruan: Enis Shaqiri

 

Vendimi i VMRO-DMPNE-së për një bllokadë të Kuvendit, nëse nuk do të caktohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ka ndarë skenën politike në Maqedoni të Veriut. E gjetur në një krizë financiare shkaku i pandemisë dhe në krizë sigurie shkaku i Ukrainës, pushteti dhe një pjesë e opozitës e vlerësojnë këtë vendim jo të duhur. Analistët, ndërkohë, thonë se opinioni është kundër çrregullimeve institucionale dhe se një iniciativë e tillë nuk do të gjejë përkrahje te faktori ndërkombëtar.

Komuniteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së ka marrë vendim për bllokadë aktive të Kuvendit nga 10 maji, pushteti ka edhe 5 ditë për të rishqyrtuar sjelljen. Kovaçevski ka kohë të mjaftueshme deri më 10 maj për të ndryshuar mendjen dhe për të filluar organizimin e një takimi të liderëve me qëllim që të caktohet data e zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

Kësaj nisme i bashkëngjitet edhe Lëvizja Besa, ndërkohë që Aleanca për Shqiptarët ende nuk ka ndërtuar një qëndrim të qartë.

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, tha se dy deputetët e partisë së tij do t`i bashkëngjiten nismës së VMRO-DPMNE-së për bllokim të Kuvendit.

“Vlerësojmë se që kjo Qeveri e ka humbur kredibilitetin e saj pas dështimit për të marrë date për negociata. Duke pasur parasysh edhe krizën ekonomike, energjetike edhe të gjithë krizat tjera, ne vlerësojmë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje parlamentare që vullneti i qytetarëve të jetë I përfaqësuar në institucione qendrore. Pra ne jemi për bllokadë aktive të Kuvendit me dy deputetët tone që i kemi në Kuvend”, tha Bilall Kasami

Analisti politik, Petar Arsovki lidhur me shpalljen e bllokadës nga VMRO-DMPNE, e konsideron se është vendim legjitim, por rrezikon nëse opinioni do ta përkrah apo jo.

Opinioni në parim është kundër çrregullimeve të tilla. Pse Mickoski u kërkon falje qytetarëve nëse është i sigurt se ajo që po bën është e drejtë? Ky ka qenë gjithmonë qëndrimi i çdo opozite. Shifrat tregojnë se dy të tretat e qytetarëve janë kundër zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Sfida e opozitës nëse hidhet ai hap është ajo që do të ndodhë. Ndoshta do të jetë mosbindje civile. Asnjë parti që e ka braktisur Kuvendin deri më tani nuk ka qenë pro një lëvizje të tillë në kuptimin politik”, tha Arsovski në emisionin “Samo Vistina”

Nga ana tjetër, analisti politik Visar Ademi, thotë se do të jetë shumë e vështirë të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare ku, sipas tij, institucion i jashtëm në Maqedoni, nuk do t’i justifikonte zgjedhjet e parakohshme.

Mendojë se do ta ketë shumë të vështirë opozita ta artikulojë qëndrimin e tyre sepse s’do të ketë shumë përkrahës nga faktorët e jashtëm relevantë, që janë në Maqedoni”, tha Ademi.

Ai mes tjerash shtoi se opozita me logjikë të drejtë kërkon zgjedhje, por zgjidhje nuk është bllokada shtetërore.

Gjithsesi opozita e ka moralin politik apo logjikën politike të kërkojë zgjedhje parakohshme por mendoj që nuk duhet bllokuar shteti, ngase po e them edhe njëherë, Ukraina dhe procesi i qershorit janë dy çështje që mbase nuk duhet të vihen ose ‘zgjedhje ose shkatërrimi i shtetit”, tha Ademi.

Socialdemokratët në pushtet vendimin e organit të larta partiakë të opozitës maqedonase VMRO-DPMNE e kanë quajtur si të porositur nga ish-Kryeministri në arrati Nikola Gruevski.

“Kjo është sjellje e papërgjegjshme e cila askujt nuk i sjell të mirë, përveç atij që po e bën këtë, e ai është Nikolla Gruevski, i cili padyshim ende i jep urdhra kryetarit të VMRO-DPMNE-së për të bërë hapa të tillë. Aspak nuk i ngjan një partie demokratike të numërojë ditë, sot ka qenë dita e pestë, pastaj dita e katërt dhe të përdorë shantazhe dhe kërcënime”, tha Kovaçevski.

BDI, ndërkaq, nëpërmjet kryeparlamentarit Talat Xhaferi ka vlerësuar se një bllokadë e parlamentit tani çon ujë në mullirin e Rusisë.

“Në këto kohë krize ku ndodhemi, duke parë krizën e luftës nga agresioni rus në Ukrainë. Ky bllokim çon ujë në mulli të atyre që luftojnë kundër Ukrainës. Në një luftë si kjo e sotmja nuk mundemi të rrimë në dy karrige, ne jemi anëtare e NATO-s. Në këtë situatë që ndodhemi, kjo është komplet e gabuar. Në vend që të lehtësojmë krizën ne e shtojmë edhe më shumë”, ka thënë Xhaferi.

 

Të fundit