E premte, 26 Korrik, 2024

Gjermania angazhohet në bisedimet Kosovë – Serbi

Kancelari gjerman Olaf Scholz do të mirëpresë këtë të mërkurë në Berlin Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti si dhe Presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Krerët e dy vendeve do të takohen veç e veç me Kancelarin gjerman ku në fokus të bisedimeve të tyre do të jenë qëndrimet ndaj agresionit rus në Ukrainë si dhe bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet dy palëshe mes dy vendeve.

Lajmi u bë i ditur nga zëvëndës zëdhënësi i qeverisë gjermane në kuadër të një konference për mediat.

Pas takimit me Kancelarin Olaf Scholz , Kurti dhe Vuçiç do të takohen së bashku në Berlin nën praninë e ndërmjetësuesit të BE-së për çështjet e dialogut Miroslav Lajçak

Të fundit