E premte, 26 Korrik, 2024

QEVERIA PREMTON HARMONIZIM TË PAGAVE, SINDIKATAT PROTESTË MASIVE ME 1 MAJ

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, ka theksuar se harmonizimi i pagave do të bëhet me anë të dialogut dhe negociatave dhe se për herë të parë ka një zgjidhje sistematike që do të mundësojë rritjen e pagës minimale në të ardhmen. Nga Federata e Sindikatave u shprehën se më 1 maj do të mbajnë protestë masive për rritje e pagave për të gjithë punëtorët për 2.806 denarë, në përputhje me rritjen e pagës minimale.

Shkruan: Puhiza Osmani

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Ftmir Bytyqi rikujtoi që rritja e pagës minimale është arritur me konsensus si dhe nivelizimi i pagave të tjera ma pagën minimale do të realizohet në bazë të marrëveshjes mes partnerëve social, përmes dialogut dhe negociatave.

“Është arritur marrëveshje që do të mundësojë nivelizimin dhe harmonizimin e pagës minimale, jo vetëm në sektorin privat, por edhe në atë publik. Nuk do të ishte korrekte si qeveri të thoshim se mund të kërkojmë diçka nga sektori privat, nëse ne vetë nuk tregojmë konsistencë në zbatimin e zgjidhjeve ligjore. Prandaj në seancën e parë të qeverisë pas miratimit të Ligjit për pagën minimale morëm vendim që të gjitha pagat në sektorin publik të nivelizohen në nivelin e pagës minimale dhe duke pasur parasysh nenin 8 të ligjit për pagën minimale thamë se periudha e harmonizimit do të jetë gjashtë muaj”, tha Bytyqi.

Nga KSL u shprehën se më 1 maj do të mbajnë protestë masive, sepse siç thanë ata “për të festuar na duhen para dhe paratë tona na i hëngri inflacioni prandaj nuk do të festojmë”. Kështu paralajmëroi kryetari i Federatës së Sindikatave të Maqedonisë, Darko Dimovski, për protestën e 1 majit me të cilën do të kërkohet rritje e pagave për të gjithë punëtorët për 2.806 denarë, në përputhje me rritjen e pagës minimale.

“Prandaj duhet të dalin me ne të gjithë punëtorët, pensionistët, rinia për t’u thënë të gjithë punëdhënësve, qoftë nga sektori privat apo publik, sa më shpejt dhe dita-ditës na duhen para për të rritur pagat. Vetëm nëse dalim masivisht do të tregojmë domosdoshmërinë dhe kështu do të marrim atë që kërkojmë”.

Dimovski tha se analiza e muajit të kaluar ka shënuar rritje të inflacionit për 8,8 për qind në baza mujore, duke shtuar se çdo muaj në vijim inflacioni është vazhdimisht në rritje. tha se edhe pse  Gjithashtu ai u shpreh se edhe pse SASHK-u nuk është pjesë e Federatës së Sindikatave, sërish do të ketë përkrahje nga ana e tyre në ofrimin e ndihmës juridike për realizimin e të drejtave të tyre të punës.

“U bëjmë thirrje të gjithë edukatorëve në fushën e konsultimeve të ndihmës juridike, përkundër faktit se nuk janë anëtarë të KSS-së, të na drejtohen dhe të shohim se për çfarë arsyeje është ndërprerë greva dhe nëse ka arsye për ndërprerjen e grevës. Ata kanë mbështetjen tonë të parezervë, për t’u dhënë atyre këshilla ligjore dhe për t’u thënë se çfarë të bëjnë më pas për të ushtruar të drejtat e tyre të punës”.

Të fundit