E premte, 26 Korrik, 2024

MBROJTJA E MJEDISIT KËRKON MË SHUMË BASHKËPUNIME

Mbrojtja e mjedisit jetësor mbetet një sfidë më vete për institucionet dhe qytetarët. Eskpertë të ekologjisë theksojnë se nevojitet një bashkëpunim shumë më i madh i institucioneve me qytetarët për ngritjen e vetëdijes për mbrojtjen e ambientit. Sipas tyre, institucionet janë të ngathta në reagime, ndërkohë që mungon dhe vetëdija qytetare

Shkruan: Gentuar Ismaili

Ajri i ndotur shpesh bëhet temë kryesore, kur grimcat pm10 e tejkalojnë masën e lejuar, por ndërkohë pak punohet për të mos lejuar që të vijë në të tilla situata. Se sa punohet për ambientin dhe ekologjinë në përgjithësi, mbetet çështje për t’u diskutuar. Ata që reagojnë më së shumti në ruajtjen e ambientit janë shoqëria civile dhe eko aktivistët. Megjithatë edhe vetëdija qytetare për ruajtjen e ambientit jetësorë është në nivel të ulët.

Sipas profesoreshës së Shkencave Natyrore, Lejla Azizi, vetëdija qytetare është e mangët, kurse institucionet nuk marrin asnjë masë për vetëdijësimin e tyre.

“Nuk mendoj se janë të vetëjdishëm, sepse si pikë e parë i djegin mbeturinat dhe i hedhin ato në vende të papërështatshme dhe me këto veprime e ndotin ambientin. As instucionet nuk kujdesen sa duhet, përshkak se përdorin autobusë të vjetëruar,nuk kujdesen për deponitë e egra apo recikilim të mbeturinave apo edhe shtim të vendeve për biçikleta . Njerëzit gjithkund i hudhin mbeturinat e poashtu numri i madh i veturave që kontribonjë në ndotjen e ambientit. Në komunat tona mungojnë edhe sisteme të implantit për pastrim të ujërave të zeza, që mundëson ujërat e zeza mos të derdhen nëpër lumej. Instucionet nuk japin mundësi të granteve për qytetarët të përdorin panele soloare në mënyrë që mos të ndotet ambienti. Një problem tjetër është përdorimi i hidrocentraleve të cilët e rrezikojnë ambientin, duke lëshuar CO2, kurse përmes paneleve diellore edhe kursejmë energjinë edhe e ruajmë anbientin”, u shpreh profesoresha Azizi.

Kurse drejtori i Instutit ekologjikë në kuader UT-së Vlladimir Kërpaç  thotë se institucionet reagojnë vetëm kur ka reagime qytetare.

“Jo, nuk kujdesen aq sa duhet instucionet, ata reagojnë vetëm kur ka reagime qytetare” , thotë Kërpaç.

Përndryshe, Shkupi edhe vjet ishte qyteti më i ndotur në Europë.

Të fundit