E premte, 26 Korrik, 2024

EKSKLUZIVE ME DRITAN ABAZOVIQ: DO TË JEM KRYEMINISTËR QË NUK BËN DALLIME NDËRMJET POPUJVE QË JETOJNË NË MALTË ZI

Dritan Abazoviq është mandatar për qeverinë e re në Mal të Zi. Ai thotë se brenda kohës iniciativa për formimin e qeverisë se re do të shkojë në parlament dhe pret për pak kohë të formohet qeveria e re.  Abazoviq përshkruan gjithë trajektoren e ardhjes së tij në politikë dhe pushtet, por edhe rrëzimin e qeverisë së Krivokapiqit. Thotë se ka pasur anë të mira dhe gjëra të cilat i kundërshton. 

“Unë jam shumë i kënaqur me këtë përfundim. Tani kemi mundësi ta krijojmë qeverinë dhe do të shohim se çfarë do të ndodh. Por, edhe nëse nuk vjen te kjo gjë, një proces, të cilin ne e kemi nisur këtu, ndërrimin e imazhit të shqiptarëve, tregimin se shqiptarët mund të udhëheqin me gjithë institucionet barabarësisht dhe më mirë se të tjerët, ky proces nuk mund të ndalet”, thotë Abazoviq.

Në një intervistë për KDPolitik.com, si një medium i BIRC, e cila eksluzivisht u emitua në TVM2, ai thotë se nëse vjen në postin e kryeministrit, do të jetë kryeministër, i cili nuk do të bëjë kurrfarë dallimesh ndërmjet popujve, të cilët jetojnë në Mal të Zi.

“Ne nuk duhet në Ballkan të mendojmë të ndryshojmë kufijtë. Ideja për të cilën unë jam shumë afirmativ është që kufijtë t’i bëjmë të padukshëm, të jenë aty ku janë, të jenë vija administrative, fare normale si në tërë botën, si në tërë Europën”, thotë Abazoviq

Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut i vlerëson si të shkëlqyeshme, si një shembull se si duhet të jenë marrëdhëniet në rajon. “Do të kisha dëshirë që marrëdhëniet që i ka Mali i Zi me Maqedoninë të praktikohen si një shembull i mirë i marrëdhënieve mes shteteve tjera në rajon. Në përgjithësi kemi interes që të kemi një politik rajonale të mirëfilltë, një bashkëpunim me të gjithë. Qeveria e re do të japë kontribut maksimal që të nisim një mesazh paqësor, mesazh vëllazëror mes shteteve ballkanike”, thotë Abazoviq në këtë intervistë

 

Intervistoi: Seladin Xhezairi

LINK deri te VIDEO

KDP: Zoti Abazoviq, çfarë po ndodh aktualisht në skenën politike të Podgoricës. Kur do ta merrni timonin e qeverisë?

Nuk ekziston mafi të cilën nuk e kemi sulmuar për një vit e katër muaj. Të dy klanet kryesore, të dy klanet. Mali Zi ka pasur një aksion, dy aksione. Po e them se për çfarë bëhet fjalë, ka ardhur deri te zbulimi i trafikimit të kokainës. 1.6 tonë kokainë. Ishte sukses i policisë së Malit të Zi në 2021. 1.6 tonë, kjo nuk ka ekzistuar kurrë në shtetet ballkanike, kurrë e përjetë qysh se ekzistojnë policitë zyrtare.

Dritan Abazoviq: Mendoj se kemi harxhuar pak më shumë kohë seç duhet për shkak se kërkohet një konsensus pak më i gjerë. Unë personalisht jam i kënaqur pasi që në këtë moment kam rolin e mandatarit dhe do të mundohem të afrojë sa më shumë parti të ndryshme dhe interesa të ndryshme në një qeveri, e cila duhet të jetë funksionale dhe e cila duhet të tregojë një frymë europiane. Në këtë moment mund të them se jemi shumë afër dhe shpresoj që gjatë kësaj jave që vjen, para Pashkëve ortodokse ne do të kemi iniciativën në parlamentit për të caktuar datën, kur do të zgjidhet qeveria e dyzet e dy e Malit të Zi. Kjo mendoj se ishte një dinamikë optimale, por është e vërtetë se si në Maqedoni e Veriut dhe në shtete tjera gjithmonë ndonjë segment mund t’i zvarrisë punët dhe të humbë kohë. Besoj se tani nëntëdhjetë e pesë për qind ndoshta nëntëdhjetë e shtatë për qind e punës së mandatarit do të kishte përfunduar.

 

KDP: Qarqet perëndimore në Bruksel, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zotin Dritan Abazoviq në cilësinë e zëvendëskryeministrit në detyrë e kanë shikuar si figurën qendrore kur është fjala për përcaktimin properëndimor apo tjetër të qeverisë të Malit të Zi. Qeveria juaj do të jetë një qeveri e vazhdimësisë me këtë të zotit Krivokapiq, apo?

Dritan Abazoviq: Unë nuk jam një persona që do të kritikojë shumë qeverinë e zotit Krivokapiq. Qeveria e zotit Krivokapiq ka ardhur pas tridhjetë vitesh me të njëjtin pushtet që ka ekzistuar në Malin e Zi. Dhe normalisht pas tridhjetë vitesh, që ishte një papjekuri e shoqërisë për proces demokratik. Nuk hyj në detaje se çfarë ka qenë në ato tridhjetë vite, mirë apo keq, por vetë fakti që s’ka mundur të ndërrohet pushteti, vetë fakti që s’mundet të ndërrohet pushteti që është shkalla e parë e demokracisë dhe e zgjedhjeve flet vetë. Zgjedhjet ekzistojnë si një instrument, si një mundësi ku ju keni mundësinë që kohë pas kohe të mund të ndërroni zyrtarët dhe pushtetarët. Vetë fakti që kemi arritur te një qeveri e re ka qenë ngjarje historike për Malin e Zi dhe do të mbetet historike për çdo kohë. Pse ka ardhur deri te rënia e qeverisë? Kjo pasi qeveria e Krivokapiqit nuk ka mund të gjejë një gjuhë të përbashkët me mazhorancën në parlament. Ai ka qenë bartës i një liste, e cila që në ditën kur është zgjedhur kanë qenë kundër tij. Nuk hyj kush e ka pasur fajin, e ka pasur fajin Krivokapiqit apo dikush tjetër, nuk dua të hyj në ato detaje. Dhe për shkak të mosfunksionimit na është bllokuar procesi i integrimit evropian. Pasi është bllokuar puna e parlamentit. Parlamenti i Malit të Zi në këtë moment është i bllokuar, është i mbyllur. Dhe ideja ime ishte që me një koncept që e kam treguar, të bëhet një qeveri, e cila është një qeveri pakice në këtë moment dhe e cila do të jetë një qeveri shumë inkluzive. Do të ketë në shifra shumë më tepër përkrahje se qeveria e Krivokapiqit. Pra, qëllimi ishte të zhbllokohen institucionet, sepse me institucione të bllokuara ne nuk mund të ecim përpara, jo ne po asnjë shtet në botë. Kjo ishte ideja, unë nuk jam shumë negativ për disa arritje. Disa politika do të vazhdohen, disa nuk do të vazhdohen, por do të jenë fare të kundërta.

 

KDP: Si i shikoni mendimet, vlerësimet, të cilat thonë se për të gjitha pluset dhe minuset e qeverisë në largim adresa e vetme është Dritan Abazoviq?

Dritan Abazoviq: Jam shumë krenar nëse është ashtu.

 

KDP: Jo në kuptimin e keq se nuk e ka bërë këtë, se është qeveri shumë pro serbe, shumë pro ruse, antikosovare, antishqiptare dhe vlerësimi tjetër se pikërisht falë zotit Abazoviq u shënua një distancë mes Podgoricës dhe Beogradit zyrtar në sensin se diktohet nga kisha ortodokse serbe gjithçka nga kjo qeveri. Si i shikoni këto debate që ndoshta unë nuk arrita t’i artikulojë?

Dritan Abazoviq: Unë do të isha shumë krenar nëse kjo çfarë thoni ju do të ishte e vërtetë. Kjo tregon se me punën tonë kemi arritur diçka që ishte e paimagjinueshme. E marr pak edhe si lojë se çdo proces në Mal të Zi varet nga Dritan Abazoviqi. Nëse kjo do të ishte e vërtetë do të ishte diçka perfekte. Unë nuk mendoj se është shumë e vërtetë.

 

KDP: Për shkak se u tërhoqët nga qeveria, ra qeveria…

Në këtë moment, pasi që ka kritika edhe nga shqiptarët, ja qeveri pro ruse, pro serbe, marrëdhëniet me Serbinë. Edhe këto janë pjesë e propagandës dhe nuk e di se çfarë qëllimi ka, nuk jam i sigurt se çfarë është qëllimi. Gjëja e parë, kur një shqiptar nuk e ka pasur këtë post kaq të lartë në Malin e Zi, zëvendëskryeministër, kurrë, qëkur se ekziston politika në Mal të Zi. E dyta, kurrë si ka pasur marrëdhëniet me Shqipërinë  zyrtare më të mira. E treta kurrë tash e tridhjetë vite kërkesat e partive shqiptare në Mal të Zi, një ndër kërkesat që kanë qenë t’iu kthehet prona në Gjirin Valdanozit që ua ka marrë ushtria e Jugosllavisë para 45 vitesh, kjo është realizuar dhe 240 familjeve ulqinake u është kthyer prona, dhe tash kemi nisur edhe me konceptin e investimeve.

Dritan Abazoviq: E vërtetë. Ne e kemi bërë qeverinë, kollaj është të flasësh, kollaj është të kritikosh. Gjëja e parë, tridhjetë vite nuk kanë mundur ta mundin Gjukanoviqin. Ne e kemi mundur Gjukanoviqin, kjo është gjëja e parë. Tridhjetë vite gjithë atë parti, gjithë atë përkrahje, me kishë e pa kishë, me luftë, pa luftë, me Milosheviq, pa Milosheviq, nuk e di edhe vetë, tridhjetë vite s’kanë mundur të sjellin sukses. Partia ime ka sjellë sukses, ishte e para gjë historike. E dyta, kanë besuar se nuk mund të formohet qeveria. Qeveria është formuar në mënyrë që ka lënë jashtë partitë që kanë pasur shumë deputetë, por të cilat nuk kanë pasur një ide sa i takon politikës së jashtme të Malit të Zi. E treta, politika që ka filluar me këtë qeveri,  një marrëveshje që e kemi pasur ne, liderët që i kemi fituar zgjedhjet, ne e kemi ruajtur kursin perëndimor të Malit të Zi. Dritan Abazoviqi ka marrë mbi vete përgjegjësinë të jetë në krye të sektorit për siguri…

 

KDP: Më i ndjeshmi..

Dritan Abazoviq: Më i ndjeshëm, ka kaluar në faza shumë të vështira, sidomos një fazën, e cila ka qenë më 4 dhe 5 nëntor, kur është bërë inaugurimi i kishës ortodokse serbe në Malin e Zi. Dhe gjithë këto gjëra kanë kaluar pa viktima dhe pa probleme. E vetmja gjë që ka mbetur në jetën publike ishte një propagandë nacionaliste dhe fashiste e disa personave dhe disa grupacioneve, të cilat e kanë tretur atë influencën që u ka siguruar një biznes të mirë dhe mjete të mira, të cilat ata i kanë shfrytëzuar përmes pushtetit. Nuk ekziston mafi të cilën nuk e kemi sulmuar për një vit e katër muaj. Të dy klanet kryesore, të dy klanet. Mali Zi ka pasur një aksion, dy aksione. Po e them se për çfarë bëhet fjalë, ka ardhur deri te zbulimi i trafikimit të kokainës. 1.6 tonë kokainë. Ishte sukses i policisë së Malit të Zi në 2021. 1.6 tonë, kjo nuk ka ekzistuar kurrë në shtetet ballkanike, kurrë e përjetë qysh se ekzistojnë policitë zyrtare.  Shumë kollaj është ta shohësh atë statistikë. Kemi ndaluar trafikimin e duhanit, i cili ishte këtu biznesi më i madh në 25 vitet e fundit, i cili vlen 500 milionë euro në vit. D.m.th unë jam shumë i kënaqur me suksesin që e shohim në sektorin, në të cilin kam qenë përgjegjës. Në këtë moment, pasi që ka kritika edhe nga shqiptarët, ja qeveri pro ruse, pro serbe, marrëdhëniet me Serbinë. Edhe këto janë pjesë e propagandës dhe nuk e di se çfarë qëllimi ka, nuk jam i sigurt se çfarë është qëllimi. Gjëja e parë, kur një shqiptar nuk e ka pasur këtë post kaq të lartë në Malin e Zi, zëvendëskryeministër, kurrë, qëkur se ekziston politika në Mal të Zi. E dyta, kurrë si ka pasur marrëdhëniet me Shqipërinë  zyrtare më të mira. E treta kurrë tash e tridhjetë vite kërkesat e partive shqiptare në Mal të Zi, një ndër kërkesat që kanë qenë t’iu kthehet prona në Gjirin Valdanozit që ua ka marrë ushtria e Jugosllavisë para 45 vitesh, kjo është realizuar dhe 240 familjeve ulqinake u është kthyer prona, dhe tash kemi nisur edhe me konceptin e investimeve. Nuk e di se çfarë duan njerëzit, këta që kritikojnë . Unë jam i sigurt, jetoj në Ulqin dhe e shoh se sa njerëzit, në fillim ndoshta kanë qenë skeptikë në qeverinë e re, e sa në këtë moment janë në favor, sepse e kanë parë se tërë këto gjëra që kanë thënë se do të ndodhin se do të ndodh njëfarë katastrofe, një farë ndryshimi, dalje nga NATO, se do ta anulojmë njohjen e Kosovës,  dhe nuk e di edhe vetë se çfarë. Çdo gjë ka qenë vetëm një manipulim, ka treguar koha se ka qenë një manipulim. Unë jam shumë i kënaqur me këtë përfundim. Tani kemi mundësi ta krijojmë qeverinë dhe do të shohim se çfarë do të ndodh. Por, edhe nëse nuk vjen te kjo gjë, një proces, të cilin ne e kemi nisur këtu, ndërrimin e imazhit të shqiptarëve, tregimin se shqiptarët mund të udhëheqin me gjithë institucionet barabarësisht dhe më mirë se të tjerët, ky proces nuk mund të ndalet. Pa marrë parasysh, unë e di se këtë detyrë që e ushtrojë për momentin, ishte vetëm për një kohë, nëse e marr edhe tjetrën do të jetë vetëm për një kohë dhe janë në favor të këtyre gjërave. Unë luftoj për liri të njerëzve, për liri dhe për ndryshime. Nuk jam në favor të asaj që dikush të jetë njëzet vjet ministër,  dikush njëzet vjet zëvendëskryeministër ose kryeministër, nuk jam për këtë.

 

KDP: Zoti Abazoviq, shqiptarët në Malin e Zi, mos gabohem deri tash kanë pasur ministër të minoriteteve, apo si quhen këtu tek ju. Kjo ka qenë arritja më e lartë në rrafshin politik. Shqiptarët tani e patën zëvendëskryeministrin, e përmendët Valdanosin, ka mbetur edhe çështja e kripores të zgjidhet. Çfarë mund të presin nga kryeministri i ardhshëm i Malit të Zi shqiptarët si pakicë kombëtare në këtë vend?

Dritan Abazoviq: Nëse vij në postin e kryeministrit do të jem kryeministër, i cili nuk bën kurrfarë dallimesh ndërmjet popujve, të cilët jetojnë në Mal të Zi.

 

KDP: Në sensin e ngushtimit të dallimeve..

Unë personalisht e kam shumë me rëndësi, sepse mendoj se është gjë jashtëzakonisht e madhe të ndërtohet ura mbi Bunë që do të lidhë Ulqinin me Velipojën. E kemi dakorduar me kryeministrin Rama, i kemi ndarë mjetet, 3 milionë e gjysmë i kemi ndarë në buxhetin e Malit të Zi. Gjithashtu këtë e ka bërë edhe pala e Shqipërisë, ata e kanë zhvilluar edhe projektin, me këtë ne do t’i lidhim dy shtete dhe do të kemi faktikisht një zonë turistike nga Plazhi i Madh edhe Velipojën, e cila e ka plazhin shumë të ngjashëm si Plazhi i Madh. Ne do t’i thyejmë barrierat, do t’iu mundësojmë njerëzve nga Velipoja për 10 minuta të vijnë në Ulqin për të pirë një kafe ose për të hëngër një drekë.

Dritan Abazoviq: Assesi, në atë që unë e shoh, unë luftoj për qytetarët, për të drejtat e tyre, nuk më intereson se kush si e ka emrin e mbiemrin dhe çfarë tradite ka. Secili duhet t’i shfrytëzojë mundësitë e veta që ia ka mundësuar ligji dhe kushtetuta njëkohësisht dhe me këtë të ndërtojmë një shoqëri funksionale. Kjo është ideja. Sa i takon konkretisht Ulqinit, ne jemi e vetmja komunë e varfër në bregdetin e Malit të Zi, që është farë absurde, paradoksale, jo normale, dhe këtu e kemi edhe pak fajin vetë. Kur flasim për elita politike, rezultati është ky, shikoni statistikën e ekonomisë dhe e keni të qartë se çfarë dikush ka qenë dhe sa ka arritur, ka qenë i suksesshëm apo i pasuksesshëm. Pra, ju përmendët Gjirin e Valdanozit dhe kriporen që është duke u zgjidhur dhe është shumë e rëndësishme dhe është ndërkombëtare. Por, ajo që unë nuk e vë në pikëpyetje as në këtë moment, pasi çdo gjë e kemi sjellë në fotofinish, dhe më në fund investime të mëdha të vijnë në Ulqin. Unë jam i bindur se ky qytet për katër vite do të ketë se paku tre hotele me pesë yje të ndërtuara. Ne jemi shumë afër për dy kontrata, për të tretën kontratë jemi në bisedime, mirëpo  aty duhet një kohë nga momenti kur nënshkruhet kontrata deri në momentin kur të vijë realizimi. Kështu, unë jam shumë optimist për Ulqinin vetëm se do të kisha qejf që edhe politikanët tjerë që vijnë nga ky qytet, normalisht edhe qytetarët, që në zgjedhje e kanë treguar këtë gjë, të na japin një përkrahje për këtë vullnet, ta afirmojnë, ta mbështesin të na japin energji pozitive në lidhje me këtë çështje, jo çdo gjë të jetë destruktive. Ne jemi shumë afër këtyre gjërave. Këto do ta ndryshojnë pamjen e Ulqinit, do ta ndryshojë imazhin e destinacionit dhe një gjë që mendoj se ka qenë ide që ne e kemi nisur, kemi ndarë mjete në buxhet. Unë personalisht e kam shumë me rëndësi, sepse mendoj se është gjë jashtëzakonisht e madhe të ndërtohet ura mbi Bunë që do të lidhë Ulqinin me Velipojën. E kemi dakorduar me kryeministrin Rama, i kemi ndarë mjetet, 3 milionë e gjysmë i kemi ndarë në buxhetin e Malit të Zi. Gjithashtu këtë e ka bërë edhe pala e Shqipërisë, ata e kanë zhvilluar edhe projektin, me këtë ne do t’i lidhim dy shtete dhe do të kemi faktikisht një zonë turistike nga Plazhi i Madh edhe Velipojën, e cila e ka plazhin shumë të ngjashëm si Plazhi i Madh. Ne do t’i thyejmë barrierat, do t’iu mundësojmë njerëzve nga Velipoja për 10 minuta të vijnë në Ulqin për të pirë një kafe ose për të hëngër një drekë. Gjithashtu, në anën tjetër, zhvillimi do të vijë në ato zona dhe në dhjetë vitet e ardhshme duhet të kenë shumë kapacitetet si vende turistike, si resorte të ndryshme. D.m.th tani e keni nga Ulqini në Velipojë 70 km, duhet të shkoni deri në Shkodër dhe mandej në Velipojë. Neve na duhet ura e cila nevojitet të jetë me gjatësi 190 metra.  Dhe më këtë ne krijojmë një mundësi fare të re. Shpresoj se në një moment kur të bëhet ura, ajo urë do të jetë pa kufi, pa dokumentacione, pa ndalim, pra do të jetë bukur si në Europë, me tabelë mirë se vini në Malin e Zi ose mirë se vini në Shqipëri. Kjo duhet të jetë ide që do të jetë afirmative. Ne nuk duhet në Ballkan të mendojmë të ndryshojmë kufijtë. Ideja për të cilën unë jam shumë afirmativ është që kufijtë t’i bëjmë të padukshëm, të jenë aty ku janë, të jenë vija administrative, fare normale si në tërë botën, si në tërë Europën, por të jenë  të padukshëm. Çfarë do të thotë kjo, që të jetë akcesi mes shteteve shumë më i lehtë, shumë me më pak komplikime, pa ndalime, pa pengesa, pa pritje, që do të ishte një mesazh pozitiv për marrëdhëniet rajonale.

 

KDP: Si të arrihet kjo zoti Abazoviç kur këto kujtime, këto ngjarje të së kaluarës, si duket vënë në pikëpyetje këtë optimizmin tuaj. Kemi një hasmëri që mund të vërehet në Bosnje dhe Hercegovinë, kemi një intolerancë apo konflikt të heshtur këtu në Podgoricë mes atyre që janë serb dhe atyre malazez. Kemi një konflikt, një tension mes Beogradit dhe Podgoricës zyrtare, kemi një konflikt të pazgjidhur mes Beogradit dhe Prishtinës. Një Tiranë zyrtare që është apo jo aq e angazhuar në qetësimin e shpirtrave për arritjen e zgjidhjeve, kompromiseve. Si mendoni se do të arrihen këto, gjithnjë duke pasur parasysh se në cilësinë e zëvendëskryeministrit i kam ndjekur këto aktivitetet, vizitat tuaja, nuk është se nuk i keni vizituar qendrat europiane të vendosjes…

Dritan Abazoviq: Do të kisha qenë shumë joserioz nëse them se këto gjëra do të zgjidhen pa problem. E vetmja gjë është që të kthehem te ajo që kam thënë në fillim, populli jonë, populli i gjithë Ballkanit pa marrë parasysh përkatësinë nacionale, ballkanasit, nëse dëshirojnë të jetojnë kështu, këtë status quo, ata mund ta zgjedhin këtë rrugë, e cila ka ekzistuar deri tash. Unë do të mundohem edhe si qytetar , jo si politikan të zgjedh diçka ndryshe. Tërë këto gjëra që thatë mund që me një frymë të mirë, më vullnet të mirë, unë nuk them se mund të eliminohen nga skena, por mund të trajtohen ndryshe.

 

KDP: Serbi e Madhe, Shqipëri e Madhe, Kroaci e Madhe..

Dritan Abazoviq: Nuk kemi nevojë, neve na duhet Europa e madhe . Nuk na duhet Shqipëria e Madhe, as Serbia e Madhe, as Mali i Zi i Madh, asgjë, as Bullgari e Madhe. Absolutisht flas si fenomen, në parim, asgjë nuk duhet. Në Evropën e madhe e tëra është aty. Në Evropën e madhe, më këta kufij të padukshëm të gjitha janë aty. Kjo është mënyra se si duhet të ecim përpara. Nëse ne jetojmë në mite, ndoshta diçka bëhet për njëzet-tridhjetë vite, mirëpo harxhohet energji i jashtëzakonshme, pakënaqësia jonë jetësore ngritet dhe më vonë kur vjen deri te realizimi i idesë, kjo do të ishte fare pa kuptim. Ne duhet të jemi së bashku në një koncept mbishtetëror dhe të jesh shumë krenar me atë ku jeton vetë, në shtetet ku jeton. Të bëjmë një bashkëpunim të mirë, dhe të jemi të relaksuar në marrëdhëniet me tjerët. Kjo është ideja, të japim mund si lidership për të gjetur këtë gjuhë të përbashkët. Unë nuk mendoj se Mali i Zi duhet t’i ketë marrëdhëniet e dobëta me Serbinë edhe pse ndoshta shumë veta e mendojnë kështu. Nuk e di se çfarë përfitohet nga kjo gjë. Të niset gjithsecili njeri nga shembulli i vetë, a është më mirë që me një komshi kur të zgjoheni t’i thoni mirëmëngjesi, apo të filloni të bëni shamatë, e të rrihen fëmija të bëhet problem. Nëse shamata është më mirë, super le ta zgjedhim atë rrugë. Unë nuk mendoj kështu, fare e thjeshtë nuk mendoj kështu dhe kurrkush nuk mundet të më bind kundër tyre, me Serbinë, me askënd nuk kemi pasur marrëdhënie historike më të mëdha se me Serbinë. Është e logjikshme t’i kemi marrëdhëniet e mira.

 

KDP: Çfarë do të thoni për ata malazez që thonë se në këtë mënyrë serbët i asimilojnë malazezët.

Dritan Abazoviq: Mendoj se ata i bëjnë shumë dëm Malit të Zi. Pse ? Ata mendojnë se me afirmimin e nacionalizmit malazez do të ruhet identiteti malazez. Unë mendoj se kjo krijon shumë më tepër kundërshtar, Një shtet i vogël, një popull i vogël duhet të krijojë më shumë miq. Ky është një grup dhe nuk është një mendim dominant në Malin e Zi. Edhe shumë prej tyre janë njerëz që kanë qenë drejtpërdrejt në fletat financiare të pushtetit të kaluar. Dhe tash ata nga ky frustrim duan ta shtyjnë Malin e Zi në problem, që Mali i Zi të krijojë sa më shumë armiq., sa më shumë probleme dhe të jetë i rrethuar me popuj që nuk i kanë marrëdhëniet e mira. Unë e mendoj të kundërtën. Plotësisht mendoj kundër. Mendoj se identiteti i Malit të Zi afirmohet më mirë kur jemi shoqëri e hapur. Krenaria e popullit është më e madhe kur jeni më të hapur.

 

KDP: Një pyetje politiko-partiake që nuk ka të bëjë vetëm me Malin e Zi. P.sh. kemi implikimin e Beogradit zyrtar për zgjedhjet në Kosovë, implikimet e Beogradit zyrtar për zgjedhjet në Mal të Zi, implikimin e Tiranës zyrtare për zgjedhjet në Maqedoni, madje në zgjedhjet e fundit patëm edhe implikimin e Tiranës zyrtare këtu tek ju në Mal të Zi votoni për filan fistekun. Në Kosovë e njëjta gjë kur është fjala për zgjedhjet, për periudhën e zgjedhjeve kur mbahen tek ne në Maqedoninë e Veriu. Ka interferime. Sa e ndihmojnë komunitetin përkatës shqiptar atje, edhe Luginën e Preshevës mos ta harrojmë. A duhet secili t’i shikojë punët e veta dhe pastaj të japë llogaridhënia apo t’i bëjmë këto anime që në gjykimin tim herë-herë krijojnë telashe ekstra?

Dritan Abazoviq: Ka dy mënyra se si mund të përgjigjesh në këtë pyetje. E para është influenca, e cila ka të bëjë me influencën jashtë ligjit dhe unë jam shumë kundër, d.mt.th ajo është një influencë ku ju provoni të bëni një inxhinjering politik në shtet tjetër. Kjo është në Mal të Zi jashtë ligjit dhe besoj se është njëjtë edhe në Maqedoninë e Veriut. E dyta është kur ju keni kolegë politik të cilët mbështesin kohë pas kohe  kolegët që kanë ide të përafërta. URA, të cilën e udhëheq unë, është parti që është pjesë e familjes së partive të gjelbërta europane. Dhe nëse dikush e sheh këtë si influencë negative, neve na kanë përkrahur deputetët e Parlamentit Europian. Tani janë përfaqësues të ministrive të jashtme, përfaqësues në Gjermani. Ata na kanë përkrah në zgjedhjet parlamentare, nëse dikush e sheh si diçka negative unë nuk jam dakord me këtë. Njësoj si partitë socialiste që përkrahin njëra-tjetrën, e djathta njësoj edhe ato konzervative. Unë nuk e shoh këtë si problematike. Jo se ka dëm, por është diçka në rregull. Mos mendoni se kjo mund shumë të ndikojë të ndryshojë perceptimin e popullit për një parti politike, kjo tregon për një kredibilitet dhe është shumë në rregull. Sot është komunikimi shumë më i thjeshtë i zyrtarëve të URA-s me ministren e Jashtme të Gjermanisë se të kishte qenë ndonjë person nga partitë tjera. Dhe kjo është fare legjitime dhe ne jemi sot në pushtet e ndoshta nesër nuk do të jemi, gjithashtu edhe partia e gjelbër nesër nuk do të jetë në pushtet. Për këtë unë nuk e shoh si diçka tepër problematike. Përkundrazi duhet të tregojmë se jemi të gatshëm të bëjmë bashkëpunime, se duhet të afirmojmë politika me të cilat në rajon shumë më mirë ecë komunikimi, jemi shumë më të dedikuar t’i ndihmojmë njëri-tjetrit. Kjo është një ide të cilën e shoh si të mirë. Këto gjërat negative kur ju provoni me përkrahje financiare, nëpërmjet institucioneve tjera, ndoshta nëpërmjet kishës të bëni influencë politike është jashtë ligjit dhe unë personalisht jam kundër atyre influencave.

 

KDP: Meqë flisni për një opinion publik në Maqedoninë e Veriut nuk iu pyeta si i shikoni marrëdhëniet mes Podgoricës dhe Shkupit zyrtar, gjithnjë duke marrë parasysh, në mos gabohem njëherë keni qenë në Shkup, keni bashkëbiseduar me zyrtarët më të lartë të vendit.

Dritan Abazoviq: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut janë të shkëlqyeshme dhe janë një shembull se si duhet të jenë marrëdhëniet në rajon, ndërmjet Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. I pari zyrtar që ka vizituar qeverinë e re të Malit të Zi ka qenë ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, menjëherë më pas ka shkuar ministri i Punëve të Brendshme, kolegu im në vizitë zyrtare, pastaj kam shkuar edhe unë në vizitë zyrtare. Shumë jemi të kënaqur, unë e kam takuar disa herë ish-kryeministrin, Zoran Zaev të Maqedonisë së Veriut. Jemi takuar edhe në Antali në një forum diplomatik. Tash para një jave, para shtatë-tetë ditësh në vizitë ka qenë presidenti i Maqedonisë, Pendarovski. Edhe me të jam takuar edhe vetë. Kemi qenë në një vizitë zyrtare, kemi qenë bashkë në një vizitë zyrtare, ai ka qenë i thirrur nga presidenti Gjukanoviq. Marrëdhëniet mes këtyre dy shteteve defenitivisht janë për shembull. Dhe do të kisha dëshirë që marrëdhëniet që i ka Mali i Zi me Maqedoninë të praktikohen si një shembull i mirë i marrëdhënieve mes shteteve tjera në rajon. Në përgjithësi kemi interes që të kemi një politik rajonale të mirëfilltë, një bashkëpunim me të gjithë. Qeveria e re do të japë kontribut maksimal që të nisim një mesazh paqësor, mesazh vëllazëror mes shteteve ballkanike.

 

KDP: Përmendët zotin Gjukanoviq, njiheni si oponentë, rivalë goxha të ashpër politik. Çfarë ka qenë kohabitacioni mes jush si zëvendëskryeministër dhe çfarë ka për të qenë kjo bashkëjetesë politike mes kreut të ekzekutivit dhe shefit të shtetit në të ardhmen?

Dritan Abazoviq: E kuptoj se ndoshta opinioni e ka vështirë t’i kuptojë se është e mundur, se ne tash kemi bashkëpunime, bisedime, por ne jemi njerëz që duhet detyrën ta kryejmë në mënyrë profesionale, siç jeni ju gazetar profesional dhe mundoheni me gjithë bashkëbiseduesit të keni të njëjtin trajtim dhe të silleni në mënyrë profesionale. Ai është president i shtetit i zgjedhur në zgjedhje, nuk është favorit i imi, ndoshta edhe s’jam favorit i tij, por detyrat që duhet t’i kryejmë kanë të bëjnë me kushtetutë dhe kanë të bëjnë me servisimin e popullit dhe shtetit të Malit të Zi, mendoj se duhet t’i kryejmë pa marrë parasysh se çka politikisht mendojmë njëri për tjetrin. Gjatë tërë kohës mendoj se jemi sjellë në mënyrë të njëjtë, kemi pasur gjëra ku kemi treguar sukses, kemi pasur edhe momente kur nuk kemi treguar sukses. Lidhje me zgjedhjen e ambasadorëve aty nuk kemi pasur sukses, së bashku nuk kemi pasur sukses. Në lidhje me disa gjëra tjera ku ka qenë në pyetje mbrojtja, në Ministrinë e Mbrojtjes, pasi aty kam qenë koordinator, kemi treguar super sukses. Dhe mund të them se bashkëpunimi ka qenë i mirë, mund të jetë edhe më i mirë, por kjo varet nga të dy palët, nuk mund të jetë vullneti i vetëm një pale për të sjellë ndonjë sukses. Nëse vjen deri te zgjedhje e qeverisë së re, ne do të vazhdojmë të punojmë me presidentin si deri tani dhe nuk e shoh si diçka tepër problematike. E vërtetë është se nëse vjen deri te zgjedhja e kësaj qeverie edhe partia e Gjukanoviqit do të ketë nevojë ta përkrah këtë qeveri, në parlament, nuk do të jetë pjesë e qeverisë dhe kjo do të jetë sigurt që bashkëpunimi jonë të jetë për një shkallë ndoshta më efektiv se sa ka qenë në të kaluarën. Nëse dikush mendon se ka ardhur deri te ndryshimi i mendimeve politike, jo unë atë që e kam thënë në fillim, mendoj se personat që kanë qenë për një kohë shumë të gjatë prezent në jetën politike do të ishte shumë mirë të marrin vendim të shkojnë në një pension politik, do të ishte shumë mirë për një shtet, sidomos për shtetet ballkanike.

KDP: Dhe pyetja e fundit, që vjen nga “qarqe patriotike” shqiptare, vjen koha që shqiptarët të kenë tre përkatësisht katër kryeministra nëse realizohet marrëveshja e partisë së zotit Ahmeti në Shkup që njëqind ditë para zgjedhjeve të kenë kryeministrin e vetë shqiptarë, Dritan Abazoviq në Podgoricë, Prishtina, Tirana dhe Shkupi. Edhe kjo flet për mentalitetet ballkanike, po si e shihni ju këto analiza?

Dritan Abazoviq: Një koleg imi, e thotë pak si me lojë që të mos keqkuptohemi, një koleg imi që s’po ia përmend emrin, shumë i njohur, ai thotë kjo e tregon tërë çmendurinë e Ballkanit, si lojë në mënyrë pozitive. Jam i kënaqur, unë dëshiroj të shoh rezultat tjetër, sa jam i interesuar që Mali i Zi të ecë përpara, po aq kam dëshirë Maqedonia e Veriut të ecë përpara dhe Kosova, Shqipëria dhe Serbia edhe Bosnja, pasi që një negativitet i cili bëhet ndoshta në Mal të Zi ka impakt negativ në rajon. Një gjë e bukur që bëhet, pra pozitive në Mal të Zi, simbolikisht sjellë një mesazh të mirë në rajon. Gjithashtu edhe në shtetet tjera. Pa marrë parasysh se kush do të jetë kryeministër unë i uroj suksese dhe të kemi një bashkëpunim shumë të mirë. Dhe nëse vjen deri te kjo gjë në Mal të Zi dhe në Maqedoni kjo do të tregojë një pjekuri demokratike, sepse kjo ka qenë diçka e paimagjinueshme që në Mal të Zi në krye të një partie, e cila nuk ishte parti nacionale, të jetë dikush nga pakicat, kjo që ka qenë e paimagjinueshme është bërë më 2017. Dhe tash të vijë dikush në krye të qeverisë nga populli pakicë, ky është një efekt shumë pozitiv demokratik. Mendoj se e njëjta gjë mund të ndodh edhe në Maqedoni dhe kisha pasur qejf edhe në shtetet tjera. Por, në me merita jo si kalkulim politik, jo si një tregti politike, por me merita, nëse e meriton dhe di të menaxhojë punën dhe të sjellë gjëra të mira për popull duhet shpërblyer edhe në atë mënyrë. Nëse nuk dimë duhet të tërhiqemi dhe s’mund të fshihemi pas asaj se jemi shqiptar, ose jemi malazez, ose jemi maqedonas. Pra, kjo është ideja ime, kushdo që të jetë nëse unë vijë në këtë situatë, kushdo që të jetë në krye të qeverive, do të mundohem të japë një kontribut që marrëdhëniet t’i kemi në nivel shumë të lartë.

 

KDP: Zoti Abazoviq faleminderit për këtë intervistë.

Dritan Abazoviq: Faleminderit!

 

 

 

 

Të fundit