E premte, 26 Korrik, 2024

A ARMATOSET SERBIA PËR LUFTË KUNDËR KOSOVËS? VUÇIQI KËSHTU I PËRGJIGJET KURTIT

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u është përgjigjur deklaratave të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç se “Armatosja e vazhdueshme e Serbisë është shprehje e frikës së saj” dhe se “Serbia po armatoset nga armiq të NATO-s”, përcjell KDP.

Vuçiç, siç raporton Albanianpost, tha se Serbia nuk ka blerë sistem mbrojtës kundërajror për t’u ruajtur nga Kosova dhe Mali i Zi, sepse ato nuk kanë forcë ajrore për të sulmuar Serbinë.

“Sistemi jonë shërben për të shkatërruar raketa, aeroplan-mbajtëse ajrore që do të shkelte hapësirën ajrore të Serbisë. Pra, pyes veten se si e rrezikojmë Prishtinën, si po e rrezikojmë Podgoricën në këtë mënyrë? Për të bërë shaka, më mirë të kishim blerë sprej Autan sepse më e rëndësishme për ne është të mbrohemi nga mushkonjat dhe mizat sesa nga ndonjë forcë serioze ajrore që ata mund të kenë. Por t’i lëmë shakatë”, ka thënë Aleksandër Vuçiç në një video-adresim të publikuar në faqen e tij në Facebook.

Të fundit