E shtunë, 27 Korrik, 2024

QEVERIA AKUZON PËR “PRESION”, SINDIKATA THOTË SE NUK DO TË KETË PASOJA PËR BUXHETIN

Ndërkohë që ka filluar greva në shkolla, përfaqësues të qeverisë kanë theksuar se janë të hapur për dialog, por se rritja e menjëhershme e pagave do të thotë inflacion. Përfaqësues të sindikatës kanë theksuar se shteti ka buxhet për kërkesat të parashtruara nga ana e tyre. Qeveria e ka parë grevën edhe si një lloj presioni. Profesori universitar, Nasir Selimi, thotë se në ekonomi thuhet se në çdo shoqëri njerëzore dëshirat dhe kërkesat e njerëzve janë të pakufizuara, por fatkeqësisht burimet, të mirat janë të kufizuara. Sipas tij,  kjo i ngjason proverbit popullor “çka do të mbjellësh, atë do të korrësh”

Shkruan: Enis Shaqiri

Sindikata e pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ka filluar grevën në nivel shtetëror në të gjitha institucionet. Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka thënë se nuk është mirë që tashmë po organizohen greva si formë presioni, ku sipas tij duhet të rriten edhe pagat tjera, por jo papritmas sepse mund të shkaktojë presion inflacioni.
Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov pohon të kundërtën. Ai thekson se nuk do të ketë pasoja për buxhetin shtetëror nëse pagat do të rriten aq sa kërkon SASHK-u.
Ndërkohë, theksoi se shpreson që kjo të ngritë vetëdijen e autoriteteve që të plotësojnë kërkesën për pagat. “Mendoj se fillimi i kësaj greve është mesazh i mirë për kompetentët që me të vërtetë këto veprimtari kanë problem serioz rreth statusit të tyre social dhe për këtë arsye masoviteti i grevistëve është tepër i madh”, pohoi Nedellkoviski.
I pari i SASHK-ut paralajmëroi kallëzime penale ndaj atyre që tentojnë të ndalojnë grevën.

Ndryshe Kovaçevski paralajmëroi se përmes bisedimeve me sindikatat do të bëhet përpjekje për të gjetur një zgjidhje afatgjate.
Unë mendoj se të gjitha pagat duhet të rriten, por rritja e pagave duhet të bëhet përmes një kuadri metodologjik që nuk do të bëhet menjëherë në një moment, sepse mund të shkaktojë presion shtesë inflacioniste nga i cili askush nuk do të përfitojë duke qenë se rritja e inflacionit vetëm sa do të hajë në të ardhurat e punëtorëve. Prandaj ministrat kompetentë dhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike janë në bisedime të vazhdueshme me të gjitha sindikatat që mbulojnë degë të ndryshme të shoqërisë”, tha kryeministri Kovaçevski
Sipas kryeministrit, paga minimale duhet që të mos jetë shkak për nisje të grevave/protestave, dhe se të gjithë punonjësit duhet të kenë parasysh gjendjen ekonomike në botë, e me këtë edhe në vend.
Nuk është mirë që dialogu ekonomik dhe social fillimisht të shpallë grevë, e më pas të vijë në bisedime me Qeverinë nën presion. Edhe në kushte të tilla, qeveria flet normalisht me të gjithë përfaqësuesit e sindikatave dhe jam i sigurt se në fund të ditës do të gjejmë një zgjidhje që do të jetë në kënaqësi reciproke të punëtorëve, Pse? Sepse këta janë punëtorë fabrikash, që punojnë në sektorin e shërbimeve, të cilët kryesisht punojnë me 85 deri në 90 për qind të të gjithë të punësuarve në pagën minimale në sektorin privat. Ai privat paguan rrogat e kujtdo që punon në sektorin publik. Sektori publik ka 138 mijë të punësuar. Ata 138 mijë punonjës i marrin pagat falë kontributeve, taksave që paguan privati. Dhe kjo nuk duhet të jetë arsye për të bërë presion dhe për të protestuar”, ka thënë Kovaçevski.
Sakaq paga minimale është rritur në 18.000 denarë. Gjithashtu, siç theksojnë nga qeveria, është rritur edhe paga mesatare dhe në shumicën e sektorëve në vend gjatë viteve të fundit pagat janë rritur mbi 20 për qind në tre vitet e fundit.
Nga ana tjetër sindikatat, me rritjen e pagës minimale, do të dalin në protestë masive në vend më 1 majit, duke kërkuar rritje lineare të pagave të tjera në sektorin publik dhe privat.
Nga 1 maji të ketë neto 2806 denarë për të gjithë punëtorët. Pavarësisht se ligji thotë se pagat harmonizohen brenda gjashtë muajve, shporta e konsumit dhe inflacioni sindikal tregojnë se nuk mund të presim. Grevë e përgjithshme do të thotë të gjitha sindikatat e organizuara me Lidhjen e Sindikatave, dhe atje ku ka anëtarësi do të ndërpresin procesin e punës gjatë orarit të punës. Nëse vuan punëtori, do të vuajë i gjithë shteti, do të pësojnë punëdhënësit dhe të gjitha institucionet”, tha Darko Dimovski, kryetar i LSM-së

“Qeveria është një hap larg realizimit të premtimit për minimum 30.000 paga mesatare, të dhënat e fundit tregojnë se paga mesatare është 29.980 denarë. Investimi në standardin e qytetarëve është prioritet, veçanërisht në kushtet e një krize të madhe ekonomike dhe Qeveria do të vazhdojë të mbështesë financiarisht qytetarët dhe kompanitë,” kumtuan nga Qeveria.

Ndërkaq profesori universitar në UEJL, Nasir Selimi në lidhje me pagën minimale thekson për KDP se paga më ka marrë formë përfundimtare në vendin tonë dhe se punëdhënësi dhe organet kompetente të qeverisë e kanë parasysh si kosto.

Në lidhje me pagën minimale mund të them se ajo më mori formën përfundimtare në vendin tonë dhe se punëdhënësi dhe organet kompetente të qeverisë e kanë parasysh si kosto të tyre në të ardhmen,” thekson Selimi.

Ndërsa mbi pyetjen se a mund që qeveria ti servisojë të gjitha kërkesat e sindikatave, Selimi theksoi se kjo i ngjason proverbit popullor “çka do të mbjellësh, atë do të korrësh’.

Ndërsa në lidhje me pyetjen e dytë përgjigja është komplekse, sepse ne në ekonomi themi se në çdo shoqëri njerëzore dëshirat dhe kërkesat e njerëzve janë të pakufizuara, por fatkeqësisht burimet, të mirat janë të kufizuara. Kjo i ngjason proverbi popullor ’çka do të mbjellësh, atë do të korrësh”, ka theksuar Nasir Selimi.

 

Të fundit