E shtunë, 27 Korrik, 2024

MUAJI I DEVOTSHMËRISË, DOBITË SHËNDETËSORE TË AGJËRIMIT

Muaji i Ramazanit është muaji i ndryshimit dhe begative. Mjekët theksojnë dobitë e agjërimit për shëndetin e njeriut. Se muaji i Ramazanit ka shumë dobi edhe shëndetësore, shpirtërore dhe fizike e kanë treguar edhe shumë studime të rëndësishme nëpër botë. Hoxhallarët e përshkruajnë agjërimin si reformim të karakterit të çdo njeriu.

Shkruan: Gentuar Ismaili

Muaji i Ramazanit është muaji i ndryshimit dhe i begative. Veprat e mira, përkushtimi më i madh ndaj fesë islame, rikujtimi i të varfërve, ndihmesa e njëri- tjetrit, iftaret e përbashkëta me familjarët, kufizimi ndaj shumë gjërave, janë vetëm disa nga veçantitë e agjërimit. Ky muaj zgjatë 30 ditë, vjen  një herë në vit,  kurse agjëruesi kufizohet nga haja dhe pija prej lindjes së diellit deri në perëndim. Specifike e këtij muaji të shenjtë për besimtarët myslimanë, është Nata e Kadrit, e cila kërkohet dhe besohet të jetë në 10 ditëshin e këtij muaji. Është nata kur ka zbritur Kurani.

Se muaji i Ramazanit ka shumë dobi edhe shëndetësore, shpirtërore dhe fizike e kanë treguar edhe shumë studime të rëndësishme nëpër botë.

Doktor Evzi Jusufi sqaron se pse gjatë agjërimit kemi trup vital dhe jetë më kualitative.

“Disa dobi për organizmin nga agjërimi janë: rregullimi i nivelit të sheqerit (glikemis) në gjak, aktivizimi i depove të yndyrës në mëlçi e muskuj dhe me këtë edhe rregullimit të yndyrës në gjak, pra është ilaç i mirë për personat me mbipeshë, përmasimi i qarkullimit të gjakut, e me këtë arrijmë të kemi trup vitalë dhe jetë më kualitative”, thotë doktor Jusufi.

Ai gjithashtu këshillon që gjatë këtij muaji në iftar dhe syfyr, lëngjet të konsumohen me masë, të mos e ngarkojmë shumë organizmin me ushqime.

Hoxhallarët e përshkruajnë agjërimin si reformim i karakterit të çdo njeriu. Ndërsa shtojnë se dobitë janë të shumta si në këtë botë edhe në botën tjetër.

“Agjërimi është obligim për çdo myslimanë, i cili ka plotësuar kushtet. Obligim i cili ka qëllim reformimin e karakterit të besimtarit. Në vete ngërthen vlera të mëdha, përmes këtij adhurimi arrijmë të përfitojmë dobi të shumta, si në këtë botë dhe në botën tjetër. Për vlerën e agjërimit, Pejgamberi a.s ka thënë ‘Kush e agjëron muajin e Ramazanit do t’i falen mëkatet e mëparshme”, thotë një hoxhë nga Sllupçani.

Ky muaj kurorëzohet me Fitër Bajramin, i cili vjen pas përfundimit të agjërimit dhe ata që kanë mundësi therin kurban, si shenjë falënderimi tek Zoti për të mirat dhe begatitë e tij, dhe kujdesi i të pasurve për të varfrit.

Përndryshe myslimanët dy vitet e kaluar Ramazanin e priten në pandemi, kurse tani në krizë ekonomike.

Të fundit