E shtunë, 27 Korrik, 2024

PROTESTOJNË MJEKËT AMË, REFUZOJNË MIRËNJOHJET E MINISTRIT

Mjekët amë kanë protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë në Ditën Botërore të Shëndetësisë. Ministri Bekim Sali ka dalë para mjekëve me mirënjohje, por ata nuk i kanë pranuar. Mes tjerash ata kanë kërkuar kuotë financiare prej 90 denarë, ndryshim të regjistrimit të barnave dhe vlefshmëri të rekomandimeve për terapi kronike, ndryshim të politikës penale, shëndetësisë elektronike, si dhe ndryshim të buxhetit për specialistet dhe laboratorët.

Shkruan: Eljesa Dervishi

Në Ditë Botërore të Shëndetësisë 7 prillin, shoqata e mjekëve privat ka mbajtur protestë paqësore para Ministrisë së Shëndetësisë, ku i paraqitën kërkesat e tyre.

Para mjekëve protestues ka dalë ministri Bekim Sali, i cili kishte përgatitur një sërë mirënjohjesh, por ata nuk i pranuan.

“Në emër të të gjithë kolegëve këto mirënjohje do t’i pranojmë në një kohë më të mirë. Tani ju kthejmë sepse të gjithë kolegët janë të pakënaqur dhe vlerësojmë se kjo nuk është zgjidhje”, ka theksuar njëri nga mjekët protestues.

Ndër të tjera, ata kanë kërkuar kuotë financiare prej 90 denarë, ndryshim të regjistrimit të barnave dhe vlefshmëri të rekomandimeve për terapi kronike, ndryshim të politikës penale, shëndetësisë elektronike, si dhe ndryshim të buxhetit për specialistet dhe laboratorët.

“Të gjitha këto i kërkojmë për pacientët tanë dhe për mbijetesën e kujdesit primar shëndetësor. Vetëm te ne ka numër të pakufizuar shërbime me burime të kufizuara financiare. Një numër i madh dhërbimesh nuk paguhen. Për tridhjetë vjet ne paguhemi për punën tonë me disa muaj vonesë! Për herë të parë kemi ministër të shëndetësisë nga niveli primar dhe një zëvendësministër që i kupton problemet tona. Qeveritë po ndryshojnë, por në asnjë mënyrë të na fusin në planin e tyre buxhetor”, thonë nga Shoqata e mjekëve.

Nga ana tjetër Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, ka theksuar se Ministria është në kontakte të vazhdueshmee me të gjitha shoqatat e mjekëve amë.

Ai bëri të ditur se po punojmë maksimalisht për një model të ri finansimi të mbrojtjes primare shëndetësore, por protesta sotme të mjekëve amë, sipas tij, është e panevojshme se sot është Dita Botërore e Shëndetësisë.

“Kjo protestë është legjitime, por jo në kohën e duhur. Ne punojmë në një model të ri të finansimit të mrojtjes primare shëndetësore. Konsideroj se dita është për shënimin e Ditës së shëndetësisë, e jo për protesta. Unë do u bashkangjitem, kjo është e drejtë legjitime. Ato do t’i kem mysafirë dhe do të jetë mirë t’i shohë si grupë”, tha Sali.

Mjekët amë në periudhën e fundit kanë mbajtur dy protesta të tilla paqësore, por kanë qenë në ordinancën e tyre, ku nuk kanë pritur pacientë. Por vlersojnë se nuk ka rezultat. Këtë herë ata kanë vendosur të protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë.

Të fundit