Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka vizituar Hungarinë për t’i dhënë mbështetje në zgjedhjet parlamentare kryeministrit Viktor Orbani. Ka reaguar ndërkohë LSDM, duke theksuar se ai është atje për të marrë instruksione nga Gruevski. Nga VMRO-DPMNE kanë theksuar se Mickovski nuk është takuar me Gruevskin dhe se është kryeministri Kamçevski ai që punon me instruksione të Zaevit.
Shkruan: Enis Shaqiri
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ishte në Hungari për t’i dhënë mbështetje në zgjedhjet parlamentare kryeministrit Viktor Orbani, ndërsa urimin e ka përfunduar duke thënë “Maqedonia ka miq”.
Pikërisht në Budapest të Hungarisë gjendet në arrati ish kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe Nikolla Gruevski, i cili gëzon statusin e azilantit, të miratuar nga administrata e udhëhequr nga Viktor Orban.
Darko Kaevski zëdhënësi i LSDM-së, sot në një konferencë për shtyp tha se Mickovski po ndjek drejtime dhe detyra të reja nën monitorim të mentorit të tij Nikolla Gruevski.
Sipas Kaevskit, vizita e Mickoskit në Hungari hap dyshime serioze në lidhje me disa raste gjyqësore që po udhëhiqen kundër Gruevskit dhe ish-kryesisë së VMRO-DPMNE-së.
Ai shtoi se Nikolla Gruevski akuzohet për vepër penale “ shpëlarje e parave” dhe fshehje të pasurisë, dhe se Mickovski me vizitat e shpeshta ne Budapest në kohë kyçe tregon se qëllimi i tij është mbrojtja e krimit të ish-liderit të tij.
“Gruevski strategjinë, Mickoski për mbrojtjen në rastin “Parcelat në Vodno”? Në këtë lëndë gjyqësore, Gruevski akuzohet për larje parash dhe blerje të pronës në mënyrë të paligjshme. Me vizitat e shpeshta në Budapest dëshmohet se i vetmi qëllim i Mickoskit është mbrojtja e krimit të Gruevskit. Vizita e Mickoskit në Hungari hap dyshime serioze në lidhje me shumë raste gjyqësore të cilat po udhëhiqen kundër Nikolla Gruevskit dhe ish udhëheqësin e VMRO-DPMNE-së. Vizitat e shpeshta në Budapest në periudha kyçe tregojnë se qëllimi i vetëm i Mickoskit është të mbrojë krimin e Nikolla Gruevskit”, tha Kaevski
Ndryshe Gruevski që nga viti 2018 është në arrati duke u ikur kështu dënimeve me burg për disa lëndë gjyqësore, ndërsa për arratisjen e tij asnjë institucion deri tani nuk mban përgjegjësi.
Nga VMRO-DPMNE thonë se lideri i tyre Hristijan Mickoski nuk është takuar me Gruevskin. Sipas kësaj partie kryeministri Kovaçevski është ai që merr udhëzime nga ish-kryeministri Zoran Zaev për të shkruar kumtesa kundër VMRO-DPMNE-së.
“Kemi një njëri i cili çdo ditë është pion dhe vasal klasik i Zoran Zaevit, ai është zotëri Kovaçevski i cili çdo ditë pranon instruksione si dhe çfarë të punojë në Qeveri. Siç e shohim mirë i ka trashëguar ato punë që i ka bërë Zaevi, praktikisht asgjë të mos punojë, thjeshtë të punojë vetëm kundër interesave të qytetarëve”, theksoi Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.