E shtunë, 27 Korrik, 2024

DËNOHET AGRESIONI RUS, VLERËSOHET LART ANËTARËSIMI NË NATO

“Procesi i integrimit në Aleancën e NATO-s ishte borxh, por tani në krizë e shohim se sa nënkupton që të jemi vend siguria e të cilit garantohet nga ana e aleancës më të madhe të sigurisë dhe mbrojtjes. Ne vazhdojmë të motivuar dhe të vendosur për të arritur qëllimin tonë të dytë strategjik – anëtarësimin në BE”, ka theksuar kryeministri Kovaçevski. Në debatin e organizuar për shënimin e ditës së NATO-s është theksuar se Maqedonia e Veriut ndan të njëjtat vlera me Aleancën, ndërsa është shprehur angazhimi për realizimin e qëllimit të dytë strategjik, anëtarësimin në BE.

Shkruan: Enis Shaqiri

Sektori për diplomaci publike nga Brukseli, Këshilli Euroatlantik i Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, kanë organizuar ngjarjen tradicionale  “Dita e NATO-s – 4 prilli”.

Kjo ngjarje krahas shënimit të përvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Uashingtonit dhe formimit të NATO-s, shërben dhe ka për qëllim ta informojë opinionin më të gjerë për zhvillimin e ngjarjeve në nivel global.
Javë më pare organizatorët kumtuan se, fokusi i posaçëm i kësaj ngjarje në këtë vit do të zhvendoset në pandeminë dhe luftën në Ukrainë.

Kryeministri Kovaçevski tha se vlerat e NATO-s janë edhe vlerat tona, dhe ne nuk do të reshtemi te jemi krah për krah me aleatët tanë. Vendi ynë është faktor i stabilitetit dhe sigurisë në rajonin në të cilin qytetarët kanë të ardhme të sigurt, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski, në shënimin e Ditës së NATO-s.

“Procesi i integrimit në Aleancën e NATO-s ishte borxh, por tani në krizë e shohim se sa nënkupton që të jemi vend siguria e të cilit garantohet nga ana e aleancës më të madhe të sigurisë dhe mbrojtjes. Ne vazhdojmë të motivuar dhe të vendosur për të arritur qëllimin tonë të dytë strategjik – anëtarësimin në BE. Ne kemi mbështetjen e plotë të SHBA-së dhe partnerëve tanë evropianë dhe vlerësojmë shumë mesazhet për përshpejtimin e hapjes së negociatave për anëtarësim me BE”, deklaroi Kovaçevski.

Kovaçevski nënvizoi se Maqedonia e Veriut, plotësisht ka harmonizuar politikën e saj të jashtme me politikat e NATO-s dhe BE-së, dhe se agresionin ushtarak rus në Ukrainë bashkë me aleatët e vlerësuam të padrejtë dhe si shkelje serioze të të drejtës ndërkombëtare dhe rrezikimin brutal të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

“Të gjitha vendet anëtare të NATO-s angazhohen për ndërprerje urgjente të agresionit ushtarak, ndërsa ndërmarrja e aktiviteteve për izolimin ekonomik të Rusisë do të mundësojë përshkallëzim të aktiviteteve ushtarake”, deklaroi Kovaçevski.

Ambasadorja e SHBA-së në vend, Kejt Meri Bërns, theksoi se me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, Aleanca forcohet edhe më shumë.

“Sot, kur pushtimi i pajustifikuar rus i Ukrainës kërcënon stabilitetin rajonal, ne shohim se sa i rëndësishëm është ky partneritet, si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për Evropën. Si një partner i vlerësuar dhe i barabartë, Maqedonia e Veriut ka ndarë vullnetarisht barrën në përgjigje të këtij kërcënimi aktual”, deklaroi Kejt Meri Bërns- Ambasadore e Shteteve të Bashkuara.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut, pas tre dekadash, u bë anëtare e plotë e Aleancës në një moment vendimtar për sigurinë evropiane.
Kryetari i Këshillit Euroatlantik të Maqedonisë së Veriut, Ismet Ramadani, porositi që sa më shpejtë të hapen negociatat me BE-në, arsye kjo për ta rrumbullakuar edhe qëllimin e dytë strategjik si shtet.
“Mesazh deri tek të gjithë përfaqësuesit evropianë. Në këto kohëra të rënda, kur gjendemi para një krize ekonomike, politike dhe të sigurisë, të bëjmë një angazhim të gjithë së bashku, me interes reciprok, sa më shpejtë të hapen negociatat me BE-në dhe në mënyrë sa më dinamike të hapërojmë si anëtare e BE-së për ta rrumbullaksuar edhe qëllimin e dytë strategjik si shtet”, deklaroi Ramadani.

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska tha se jemi në anën e duhur të historisë dhe “besojmë fuqishëm në parimin e Aleancës: një për të gjithë – të gjithë për një.” dhe se rrugën drejt NATO-s vendi ynë e ka hapur shumë kohë më parë “1993” dhe pas gati tre dekadash e kemi kaluar edhe qëllimin, tha ajo.

Nga këndvështrimi i sotëm, është mjaft e qartë – ne u bëmë anëtarë të Aleancës në kohën e duhur. Kjo e konfirmon korrektësinë e vendimeve tona të arsyeshme, të guximshme dhe pragmatike. Me anëtarësimin në NATO nuk mund të lëkundet stabiliteti i vendit, dhe siguria garantohet bashkërisht nga Maqedonia e Veriut dhe 29 aleatët, tha sot ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska

Petrovska potencoi se aleanca është plotësisht e përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive dhe parandalimit të çdo kërcënimi të mundshëm në vend dhe se anëtarësimi në Aleancë nuk nënkupton vetëm siguri dhe mbrojtje të shtetit, por edhe garanci për investime, treg të ri, mundësi të reja.

“Me mbi 30 për qind të buxhetit të mbrojtjes për pajisje dhe modernizim, sot ne jemi pjesë e 24 aleatëve që tashmë kanë përmbushur udhëzimet e Samitit të NATO-s në Uells dhe jemi të përkushtuar të përmbushim kriterin e dytë – deri në vitin 2024 të ndajmë dy për qind të prodhimit të brendshëm bruto në vit për mbrojtjen dhe ushtrinë. Me anëtarësimin në NATO, përskaj kufijve për siguri, u konfirmua edhe siguri për kompanitë vendore gjatë kyçjes së partneriteteve me kompanitë e huaja. Në mënyrë shtesë u hap mundësi për kompanitë tona që në mënyrë aktive të jenë pjesëmarrëse në furnizimet publike që mund të publikohen nga NATO agjencitë për furnizime. Deri më tani, procedurën për pjesëmarrje në furnizimet publike –NATO e kanë bërë 13 kompani. Për këtë qëllim, kompanitë kanë partner të vërtet në Ministrinë e Mbrojtjes në korniza të së cilës është vendosur Qendra për mbështetje të kompanive maqedonase për depërtim në tregun NATO,” tha Petrovska

Të fundit