E enjte, 2 Maj, 2024

DINJITETI I GJUHËS PËRCAKTON DINJITETIN E BARAZISË

Përtej mjegullnajës së regjstrimit shqiptarët në Maqedoninë e Veriut e kanë gjithë legjitimitetin historik, demokratik dhe kulturor për të riartikuluar politikisht barabarësinë e plotë në tërësinë e shtetit duke afishuar praninë e tyre në kushtetutë me emër e mbiemër, me dinjitet, nëpërmjet konceptit të shtetit multietnik dhe multigjuhësor. Kjo barazi për më tepër nënkupton barazinë e gjuhës shqipe në të gjitha dimensionet institucionale.

Shkruan: Bardhyl Zaimi

Përtej mjegullnajës së regjstrimit shqiptarët në Maqedoninë e Veriut e kanë gjithë legjitimitetin historik, demokratik dhe kulturor për të riartikuluar politikisht barabarësinë e plotë në tërësinë e shtetit duke afishuar praninë e tyre në kushtetutë me emër e mbiemër, me dinjitet, nëpërmjet konceptit të shtetit multietnik dhe multigjuhësor. Kjo barazi për më tepër nënkupton barazinë e gjuhës shqipe në gjithë dimensionet institucionale. Formulimi i përdorimit të gjuhës si 20 përqind, është thënë tashmë nga shumë aktorë dhe përfaqèsues politikë se paraqer formulim poshtërues, që mohon të drejtën e identfikimit identitar si etnitet historik, politik dhe kulturor.
Kohëve të fundit edhe përfaqësuesit e partive më të mëdha politike te shqiptarët kanë theksuar se ky formulim duhet ndryshuar dhe se një gjë e tillë do të kërkohet sapo të hapet kushtetuta.
Nuk ka dilema që partitë politike shqiptare duhet të bashkëveprojnë për këtë angazhim kryesor që çon në barazinë e plotë të shqiptarëve në shtet. Sinjalet e një konvergjence politike janë dhënë, ndërkohë që edhe nga partitë më të mëdha politike maqedonase ka pasur sinjale pozitive.
Përtej zhgënjimeve dhe triumfalizmave bosh duhet proceduar me një paradigmë të re të strukturimit të shtetit që siguron barazi dhe dunjitet për secilin etnitetit. Barazia në kushtetutë e shqiptarëve është në sinkron me paradigmën europiane të shteteve shumëetnike dhe shumëgjuhësore.
Askush nuk duhet të ketë fobi nga ky koncept barazie për shkak se kjo siguron koherencë institucionele dhe shoqërore, siguron ardhmëri europiane për secilin etnitet në Maqedonë e Veriut. Të gjithë ata që kanë koncepte tjera mohuese i takojnë një mendësie tjetër ekskluziviste që e minon idenë e shtetit multietnik, multikulturor dhe multigjuhësor.
Është thënë tashmë sa e sa herë se shqiptarët janë faktor relevant në Maqedoninë e Veriut, janë popull me vazhdimësi autentike historike, me prani të fuqishme që në asnjë rast nuk mund të futet në paradigma minoritare siç ka vazhduar të ushqehet logjika nga eksponate reduktimesh dhe mendësish neokomuniste.
Së fundmi vetë aktorë të plitikës maqedonase të viteve të 90-ta e kanë theksuar gabimin e mohimit të të drejtave të shqiptarëve gjatë asaj periudhe.
Koha është që pa ngarkesa, me tolerancë argumentuese, me dialog të artikulihet nevoja e heqjes sê 20 pëqindëshit nënçmues në kushtetutë. Koha është për barazinë e plotë të gjuhës shqipe në të gjitha dimensionet e jetës institucionale. Kjo do të mundësonte që shqiptarët në mënyrë autentike ta kultivonin identitetin e vetë kulturor dhe gjuhësor në shtetin e përbashkët të Maqedonisë së Veriut.
Paradigma e shtetit multetnik dhe multikulturor, interkulturaliteti, demokracia liberale, barazia ekonomike, shteti i së drejtës janë imperativi për një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Të fundit